Basha: Qeveria ime do të punojmë që Kosova të bëhet anëtare e OKB-së

Tiranë, 24 tetor 2020 – Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, u është bashkuar urimeve me rastin e 75-vjetorit të krijimit të OKB-së.

Në një mesazh në “Twitter”, Basha shkruan se OKB është krijuar për të forcuar bashkëpunimin mes shteteve.

Ai thekson se Qeveria e ardhshme e Shqipwrisw, të cilwn thotw se do ta drejtojë ai, do të punojë që Kosova të pranohet anwtare e OKB-sw.

Mesazhi i Bashës:

Dita e sotshme shënon 75 vjetorin e Organizatës së Kombeve të Bashkuara e cila është organizata më e madhe dhe më e rëndësishme sot në botë, e krijuar për të forcuar bashkëpunimin midis shteteve, zhvillimin ekonomik dhe ruajtjen e paqes në botë. Sivjet mbushen gjithashtu 65 vjet nga pranimi i Shqipërisë në Organizatën e Kombeve të Bashkuara. Është dita për të rikonfirmuar përkushtimin tonë për të ndjekur parimet e Kartës së Kombeve të Bashkuara dhe mbështetur misionin e OKB-së në ruajtje të paqes dhe sigurisë në botë. Në këtë 75 vjetor të OKB dua të shpreh urimin që gjithashtu që Republika e Kosovës të marrë sa më shpejt vendin që i takon si shtet anëtar me të drejta të plota i kësaj organizate. Unë dhe qeveria e ardhshme e Shqipërisë do japim mbështetje të pakursyer për ta bërë këtë realitet.

21230cc3 Be20 480f 8ec3 2162f82589ef

(r.m.)

Comment

*