Basha: Qeveria pengon integrimin me krim, drogë dhe mbrojtjen e Tahirit

Kryetari i Partisë Demokratike opozitare Lulzim Basha u takua në Bruksel me Presidentin e Partisë Popullore Europiane, Joseph Daul

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, u takua në Bruksel me Presidentin e Partisë Popullore Europiane, Joseph Daul. Pozita e vështirë në të cilën qeveria e ka vënë Shqipërinë dhe integrimin e saj europian, ishte tema kryesore e takimit.

Kryetari i opozitës ndau me Presidentin e PPE, shqetësimin se mbrojtja politike, përmes imunitetit parlamentar, e ish Ministrit të Brendshëm Tahiri, I akuzuar për trafik ndërkombëtar droge, dështimi i policisë për të arrestuar tre ish drejtues të lartë të saj për të njëjtën dosje droge, si dhe përpjekja për të emëruar një Prokuror te Përgjithshëm vetëm me votat e PS, janë veprime te qeverisë për të penguar drejtësinë dhe qw minojnë shanset e vendit për integrim europian.

Me Presidentin Daul u bisedua edhe rreth shqetësimit të shumë vendeve anëtare të Bashkimit Europian në drejtim të hapave që vend ynë duhet të ndërmarrë kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Rezultatet në luftën kundër krimit, drogës dhe korrupsionit konsiderohen si kushte të patejkalueshme për integrimin europian të Shqipërisë.

Kreu i PD tha se interesi më i mirë i shqiptarëve është nisja e bisedimeve për anëtarësimin në Bashkimin Europian. Kërcënimi  dhe pengesa kryesore mbetet  kriminalizimi i politikës dhe ekonomisë së vendit.

Për të avancuar projektin europian të vendit opozita ka parashtruar si zgjidhje politike krijimin e një qeverie antimafia, që do të shkëpusë lidhjet e krimit me politikën, do të përgatisë një reformë të vërtetë zgjedhore dhe do ta çojë vendin me sukses drejt një qeverie legjitime përmes zgjedhjeve të lira e të ndershme.

Kryetari Basha e falenderoi Presidentin e PPE-së Joseph Daul si një nga zërat e parë të Europës që denoncoi kriminalizimin dhe fenomenimin e kanabizimit të Shqipërisë. Presidenti Daul i garantoi Lulzim Bashës mbështetje të plotë të PPE-së për Partinë Demokratike si alternativë qeverisëse.

 

One Response to “Basha: Qeveria pengon integrimin me krim, drogë dhe mbrojtjen e Tahirit”

Read below or add a comment...

  1. Arberi says:

    Ms.Daul ka te dent por parliament I European shumkca eshte
    Socialists die ne ne ndikimmin ruse.monist.askushh nuke je” dorheqje
    Per tragjedin e permbytjeve.

Comment

*