Basha: Rama i ka vënë zjarrin shtetit ligjor

Tiranë, 6 tetor 2018 – Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka reaguar ashpëër ndaj lëshimit të urdhër-arrestit për dy protagonistët e audiopërgjimit ” Babale”.

Bash ka thënë se ky ishte një vendim i pritshëm e prokurorisë.

“Kush priste dicka tjetër nga prokuroria Rama-Marku-Xhafa- Prela është vetëm naiv. Agron Xhafaj që i fshihej prej 5 vitesh drejtësisë me ndihmën e vëllait, u largua me urgjencë drejt Italisë, që të mos përballej me hetimin dhe akuzat që prokuroria e kapur i quan sot montim”, ka shkruar Basha në Facebook.

Por, Basha ka lëshuar pas pak një postim tjetër në Facebook, ku e akuzon kryeministrin Edi Rama se “i ka vënë zjarrin shtetit ligjor” dhe bën thirrje për rrëzimin me çdo mjet të “mafias në pushtet”.

“ Sot çdo shqiptar e kupton më qartë se kurrë pse Edi Ramës i duhej prokuroria nën komandën e tij. Me aktin e sotëm Rama i ka vënë zjarrin shtetit ligjor. Tani nuk ka mbetur rrugë tjetër për të vënë banditët para përgjegjësisë, përveç rrëzimit me çdo mjet të mafias në pushtet”, ka shkruar Basha. (r.m.)

Comment

*