Basha: Rama, ora juaj ka filluar numërimin mbrapsht

Kryetari i PD, Lulzim Basha i tha kryeministrit Rama se ora e qeverisë suaj ka filluar numërimin mbrapsht.

Nga foltorja e Kuvendit se seancën maratonë, shefi i opozitës i përsëriti edhe njëherë Edi Ramës se marrëveshja e 18 majit nuk funksionoi.

Basha tha pavarësisht se shumë deputetë që u prekën nga ligji i dekriminalizimit nuk janë në kuvend, përsëri ka nga ata që kanë gënjyer në formularin e dekriminalizimit.

Basha: Edi Rama këtu ke ardhur të kërkosh votëbesimin e Parlamentit, nuk ke ardhur të flasësh në emrin tim as në emër të opozitës dhe nuk mund të flasësh kurrë. Është shprehje e shterpësisë totale të fletushkës që ke paraqitur në vend të programit dhe e mungesës totale të programit që karakterizoi jo vetëm fushatën por edhe pas fushatës që 10 –minutëshin e fundit para këtij kuvendi e zgjodhe për sulme dhe diversione ndaj opozitës dhe të tjera llafe dhe vetëm llafe boshe.

Me 3-4 pika mund ta them se cilat janë ndryshimet e mëdha mes 2013-2014. Ato e di unë, i di ti, i dinë të gjithë në këtë sallë, i dinë të gjithë Shqiptarët. Në 2013 ti erdhe në pushtet me krimin, me aleancën e krimit apo sic e thanë analistët të cilët jo për arsye kaq misterioze mbajnë gjithmonë ison tënde aleancën e qelbësirave. Kjo degjeneroi me kriminalizimin e plotë të shtetit. Kush i solli kriminelët në Parlament? Do të ti përmend me emër?! Nuk mi lejon etika sepse falë ligjit të dekriminalizimit që PD dhe unë të detyruam ta pranojë nuk i ke më këtu. Dhe kam aq burrëni sa mos ti përmend këtu kur nuk i kam përballë. Por ke të tjerë që kanë gënjyer në formularët e dekriminalizimit dhe që do të përballen me pasojat  politike dhe kriminale të këtyre akteve, sikurse ke ushtarë të mafies dhe të drogës që nuk i lidh asgjë me PS. Kriminalizimi dhe droga janë e reja që kërkove mes 2013 dhe 2017. Kur erdhe këtu në 2013 e parandjemë nga gjurmët që kishe në trupën e grupit tënd parlamentar. Kush e mbushi Shqipërinë me kanabis? Unë!

Katër vjet më vonë Shqipëria ka 260 mijë qytetarë më pak që ti i ke cuar në eksod. Shqipëria ka qindra mijëra prindër të shpunësuar nga politikat e tua. Shqipëria ka mijëra persona të angazhuar në industrinë e kanabisit, që ti e mundësove bashkë me ministrat e tu si një projekt politike që po shkatërron ekonominë dhe demokracinë.

Sfida europiane nuk është e përbashkët. Në sfidën europiane ti je pengesa. Nuk të vjen mirë kur të vijnë emisarët europianë dhe ta thonë që droga është një kusht shtesë për hapjen e negociatave.

Një duzinë bashkish drejtohen nga persona me rekorde kriminale. Tepsia që tani e ke për vete menaxhohet nga krimi. Bandat kriminale me emër dhe mbiemër njihen si bashkëpunëtorët politik të forcës tënde politike.

Partneret ndërkombëtarë nuk kanë nevojë për lobistë, dhe opozita nuk ka lobistë që të nxijë Shqipërinë. Shqipërinë nuk e nxijnë gënjeshtrat, por e nxijnë gjëmat, droga, krimi, korrupsioni. Vetëm në 4 vite sipas raporteve ti dhe qeveria jotë shpërdoruan mbi 1.5 mld euro.

Për të shmangur gjykimin e popullit ti iu drejtove krimit dhe drogës. Marrëveshja ime me ty nuk funksionoi.

ka dhe do të ketë vetëm përballje, njëra dhe duhet do të fitojë. Tani duke se keni shaluar gjithcka, krekoseni dhe trimëroheni. Shoqëria ecën përpara vetëm përmes të mirës. Njësoj si sekondat e këtij 10 minutëshit që më takonte dhe doje të ma mohoje zoti Ruçi, edhe sekondat tuaja numërojini mbrpasht. Ora juaj ka filluar numërimin mbrapsh. Ora e qytetarëve ka filluar numërimin para.

/Oranews.tv/

Comment

*