Basha: Rama dhe talebanët në Afganistan, furnizues të mëdhenj droge në Europë

Akuza të forta janë hedhur nga kreu demokrat, Lulzim Basha, për krimin dhe drogën në vend nga kryeministrit Edi Rama. Nga foltorja e Kuvendit, Basha e krahasoi Ramën me talebanët e Afganistanit, duke thënë se vetëm këto dy vende furnizojnë sot gjithë Evropën me drogë.

Aty ku  ka krim nuk ka zhvillim, aty ku kultivohet droga, është e kotë të mbajmë interpelancë për karotën e Divjakës, nuk ka as ligj, as drejtësi.

Gjithmonë vendet që kanë rënë në pushtetin e drogës janë zhytur në humnerën e varfërisë, mjerimit. Kudo ku droga është lejuar, ka pasur mjerimi shoqëror, denigrimi politik. Droga dhe varfëria janë vëllezër.

Shqipëria sot është prodhuesi më i madh në Evropë dhe vendi më i varfër, kjo nuk është rastësi. Sapo Rama filloi zbatimin e objekti kriminal, në Shqipëri filloi rënia e investimeve të huaja.

Dy vitet e fundit kemi rekord historik, vendi i vetëm në botë që për dy vite s’kemi asnjë investim të huaj. Ekonomia u kthye në ekonomi të drogës. E vetmja risi që ka është risia e klaneve mafioze të drogës.

I vetmi inovacion është ai i trafikantëve, që nga varietetet e reja të kanabisit deri te avionët e drogës. E vetmja konkurrencë është ajo mes bandave me mbështetje politike për kontrollin e trafikut.

Sot Shqipërinë e vizitojnë prokurorë antimafia, të tmerruar nga pasojat ndërkombëtare të drogës. Shqipëria po hyn në historinë e krimit botëror. Ajo njeh vetëm dy regjime, që e mbështesin kultivimi, prodhimin dhe trafikimin e drogës.

Talebanët në Afganistan dhe Rama në Shqipëri, këta janë sot dy furnizuesit më të mëdhenj të drogës në Evropë. Rama erdhi si rilindas në pushtet dhe po ikën si taleban.

Kjo sallë i ngjet nuk kupole të krimit, ku në krye të saj kemi një ‘njeri me lidhje të hershme me trafikantët e drogës, ai është babai i drogës’. Më tej është ulur arkitekti i kthimit të vendit në vendin e drogës.

Më poshtë, kemi kryetrafikantin e drogës, vendin e tij e ka zënë vëllai i njërit prej trafikantëve më të kërkuar.

Në këtë sallë ka dhe deputetë që kanë ardhur direkt nga fushat e drogës në fushën e ligjvënies.

Në këtë sallë vijnë vërdallë hijet e krimeve, Habilajve, Shullazit. Jashtë kësaj salle kemi kryebashkiakut e Durrësit, kapobanda i vërtetë i bandave të Durrësit, më tej kryebashkiaku i Elbasanit.

Kjo është klasa e re politike që Rama i dha Shqipërisë. Ndikimi i krimit i prek të gjithë. Viktimat e tij janë njerëzit e thjeshtë dhe fëmijët e tyre kudo.

shqiptarja.com

Comment

*