Bashkimi Evropian e mirëpret marrëveshjen mes Athinës e Shkupit

Bruksel, 12 qershor 2018 – Bashkimi Evropian e ka mkirëpritur marrëveshjes e arritur mes Athinës dhe Shkupit për ështjen e emrit të Maqedonisë.

Shefja e BE-së për Politikë të Jashtme, Federica Mogherini, dhe Komisionerit për Zgjerim, Johannes Hahn, e kanë quajtur këtë marrëveshje si “historike” dhe kanë shprehur bindjen se kjo marrëveshje kontribuon në transformimin e gjithë rajonit të Evropës Juglindore.

“I përshëndesim kryeministrat Tsipras dhe Zaev për vendosshmërinë dhe lidershipin e tyre për arritjen e kësaj marrëveshjeje historike mes dy vendeve, gjë që kontribuon në transformimin e gjithë rajonit të Evropës Juglindore. Kjo arritje është meritë e udhëheqësve të dy vendeve dhe ekipeve të tyre, por para së gjithash iu takon të gjithë qytetarëve të të dyja vendeve”, thuhet në deklaratën e  përbashkët të zonjës Mogherini dhe zotit Hahn. (r.m.)

Comment

*