“Batalioni i Ballkanit” në Siri i ka 1.000 luftëtarë

Sofje, Prishtinë, 7 gusht 2015 – Në territorin e Sirisë lufton i ashtuquajturi “Batalion i Ballkanit” me rreth 1000 luftëtarë, thotë eksperti bullgar për siguri, Slavço Velkov.

Ai thekson se në përbërje të këtij batalioni nuk ka bullgarë, por tërheq vërejtjen se nuk duhet krijuar iluzione se Bullgaria është “vend i premtuar”, i mbrojtur nga sulmet terroriste.

Velkov ka thënë se aksioni kundër IS në Maqedoni ka dëshmuar se kjo organizatë kaherë i ka kaluar rajonet në të cilat IS është aktiv dhe se tani ai ka ithtarë në gjithë Evropën, përfshirë edhe Ballkanin.

Sipas fjalëve të tij, në Ballkanin Perëndimor ideja për “shtetin islamik” pritet më mirë, ndoshta për shkak se në këtë rajon nuk ka paqe afatgjatë qe disa vjet dhe për shkak se ka bashkësi të fuqishme në të cilat ka shumë njerëz me qëndrime radikale .

Duke komentuar aksionin e djeshëm antiterrorist në Maqedoni, Velkov ka thënë se në Maqedoni bëhet fjalë për pasues të “Shtetit Islamik” dhe se nuk është dëshmuar se ajo është strukturë e grupit.

“Mund të thuhet se ata janë ekstremistë të armatosur që propagandojnë idetë e Shteti Islamik”, ka thënë ai për televizionin e Sofjes “BTV”.

Sipas fjalëve të tij, strategjia e IS është që, nga Lindja e Afërt të mos dërgojë terroristë që do të zhvillonin aksione, por vetëm të dërgojnë mesazh: “Meqë e pranoni ideologjinë tonë, kudo që të gjendeni, armatosuni dhe sulmoni”, transmeton Koha.net. (r.m.)

Comment

*