BB: 88% e sektorit privat në Kosovë është goditur nga kriza e pandemisë

Prishtinë, 2 qershor 2020 – Banka Botërore (BB) ka konstatuar se goditjen më të madhe gjatë pandemisë në Kosovë e ka marrë sektori privat. Sipas këtij institucioni financiar ndërkombëtar, më se 88 për qind e bizneseve të këtij sektori kanë pësuar humbje, pavarësisht nga paketat e mbështetjes, gjë që rrezikon operacionet dhe aftësinë paguese të bizneseve.

Në raportin “Tregjet e Punës të Ballkanit Perëndimor nën krizën COVID-19“, të publikuar nga BB, thuhet se kufizimet e lëvizjes dhe mbajtja e distancës sociale kanë cenuar në mënyrë të paprecedent ofertën dhe kërkesën e krahut të punës, transportin dhe udhëtimet.

Raporti kujton se janë mbyllur sektorë të tërë të ekonomive kombëtare: hoteleri-restorantet, tregtia jo e domosdoshme me pakicë, turizmi, transporti dhe një pjesë e mirë e prodhimit dhe pavarësisht nga paketat e mbështetjes shtetërore, bizneset e të gjitha ekonomive po pësojnë humbje, çka rrezikon operacionet dhe aftësinë e tyre paguese. Më të prekura sipas BB-së, janë firmat e vogla dhe të mesme, si edhe bizneset joformale.

BB thekson se në fund të vitit, Kosova kishte rritjen më të madhe të numrit të personave të punësuar: 6,7 për qind në normë vjetore. Por, edhepse është vendi me rritjen më të madhe të punësimit, Kosova ka ende një sasi të madhe fuqie punëtore të pashfrytëzuar ende.

BB thotë se në dy vitet e fundit në Kosovë dhe në Malin e Zi, pagat janë rritur me mbi 2 për qind. Megjithëse

Në raportin e BB thuhet se shoqëritë tregtare në të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimore kanë aplikuar me shpejtësi masat mbrojtëse nga pandemia: e kanë ndryshuar orarin e punës, kanë bërë shkurtime të përkohshme të orëve të punës, i kanë detyruar punëtoret të marrin pushimet vjetore dhe pushime pa pagesë, por ka pasur edhe shkurtime të vendeve të punës, për të përballuar rënien e operacioneve apo edhe mbylljen e detyruar gtë bizneseve.

BB sjell në raportin e saj edhe të dhënat e një shoqate të bizneseve në Kosovë, sipas të cilave 84 për qind e bizneseve të anketuara ose ishin mbyllur plotësisht ose punonin me kapacitete të reduktuara apo me orare të reduktuara pune, kurse rreth 29 për qind e bizneseve e kishin ulur numrin e punëtprëve.

Por, BB ka konstatuar se shumë kompani të Kosovës kanë regjistruar së voni një numër shumë të lartë të punëtorëve, çka dëshmon se paketa fiskale e qeverisë ka ndikuar në rritjen e formalizmit të punëtorëve.

(r.m.)

Comment

*