BB mbështet me 9.4 milionë euro projektin për efiçiencë të energjisë në Kosovë

Prishtinë, 9 prill 2020 – Ministria e Financave dhe Transfereve e Kosovës dhe Asociacioni Ndërkombëtar për Zhvillim (pjesë e Bankës Botërore), kanë nënshkruar të enjten një marrëveshje për mbështetjen financiare të Projektit për Efiçiencë në Energji dhe Energji të Ripërtëritshme në Kosovë.

Vlera e grantit është 9.4 milionë euro. Ky grant është pjesë e grantit prej 2,785,000 dollarësh amerikanë, të dhuruar më 27 shkurt të këtij viti.

“Si rezultat i këtij projekti do të ketë përdorim më efiçient të energjisë në ndërtesat publike, si edhe avancim të politikave dhe mjedisit rregullator në sektorin e energjisë së ripërtëritshme”, thuhet në komunikatën zyrtare të Ministrisë së Financave dhe Transfereve. (r.m.)

Comment

*