BB ul parashikimet për rritjen ekonomike, kujdes PPP

Banka Botërore në raportin e publikuar këtë të enjte mbi Shqipërinë ul parashikimet për rritjen ekonomike, kjo si pasojë e mungesës së investimeve.

Një ndër faktorët kryesor është renditur fakti që dy projekte madhore të investimeve si gazësjellsi tap dhe hidrocentrali i Devollit po shkojnë drejt përfundimi.

Në raport theksohet se rritja ekonomike për vitin 2018 pritet të ketë një mesatare në 3.6 për qind nga 4 për qind që parashikon qeveria.

Specialistja pranë Bankës Botërore, Hilda Shkjau kërkoi që të ndërmeren reforma të menjëhershme të cilat duhet të sjellin impakt pozitiv në ekonomi.

Në një moment që marrëveshjet PPP janë kthyer në debatin e ditës Banka Botërore kërkon që të bëhet më shumë transparencë në përzgjedhjen e projekteve

Në analizën për ballkanin perëndimor një ndër zhvillimet pozitive në këtë raport është fakti se me përjashtim të Bosnje-Hercegovinës niveli i papunësisë nga viti në vit po pëson një rënie graduale, fal investimeve dhe hapjes së vendeve të reja të punës në sektorin privat.OraNews

Comment

*