BE dhe OSBE kritikuan Shqipërinë për sulmet dhe intimidimin e medias dhe gazetarëve

Ambasadori Luixhi Soreka tha se nuk duhet të ketë asnjë tolerim për dhunën ndaj gazetarëve. Zoti Soreka foli në Forumin e gjashtë të medias në Tiranë.

Knid Ndrenika

Euroambasadori Luixhi Soreka kujtoi raportin e Komisionit Europian që të mos ketë asnjë tolerim për dhunën ndaj gazetarëve.

Zoti Soreka theksoi gjithashtu se insntitucionet në Shqipëri duhet të diskutojnë gjerësisht me përfaqësuesit e medias për zbatimin e opionini ttë komisionit të venedikut mbi një ligj të shpifjes që cenon lirinë e fjalës.

Ambasadori Sorek foli në Forumin e gjashtë të medias organizuar për të gjashtin vit radhazi nga prania e OSBE-së në Shqipëri.

Pjesëmarrësit diskutuan për përmirësimin e nivelit të profesionalizmit të raportimit, transparencën pronësore dhe mbështetjen e medias për vetërregullim:

“Raporti i Komisionit Evropian gjithashtu për vitin 2020, nënvizoi faktin se Shqipëria në këtë vit sikurse edhe në vitin se kaluar, nuk ka përparuar në lirinë e medias. Ky dokument u evidentua me ushtrim të dhunës policore ndaj gazetarëve gjatë demostrimeve. Komision Europian në këtë raport apelon për tolerancë “zero” ndaj intimidimit dhe goditjes së gazetarëve, përfshirë edhe diskursin politik”.

Ambasadori i ri i OSBE-së Vincenco del Monako tha se Prania në Shqipëri ka punuar qëndrueshëm ndër vite për t’i kthyer parimet e lirisë në ndihmë të prekshme.

Comment

*