BE do të ndihmojë Kosovën në avancimin e sundimit të ligjit

Prishtinë, 13 shtator 2017 – Përfaqësuesja e posaçme e BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova, ka thënë se BE-ja vazhdon të jetë e gatshme ta ndihmojë Kosovën në procesin e avancimit të sundimit të ligjit, konform agjendës evropiane për Kosovën.

Apostolova i ka bërë këto komente gjatë takimit që ka pasur me ministrin e Drejtësisë, Abelard Tahiri, të cilin e ka uruar për përgjegjësinë e re për ta udhëhequr këtë ministri.

Ajo ka nënvizuar rëndësinë e koordinimit të veprimeve me të gjitha institucionet drejtësisë për të avancuar sa më shumë fushën e sundimit të ligjit e rendit në Kosovë.

Ministri Tahiri ka shprehur përkushtimin e Ministrisë së Drejtësisë për bashkëpunim të ngushtë me Zyrën e BE-së rreth avancimit të sundimit të ligjit, konform agjendës evropiane për Kosovën. (r.m.)

Comment

*