BE: Të zgjidhen mosmarrëveshjet për Gjykatën Kushtetuese në Shqipëri

Bruksel, 14 nëntor 2019 – Bashkimi Evropian u bëri thirrje të gjitha institucioneve shqiptare të përfshira që konflikti i interpretimit mbi përbërjen e Gjykatës Kushtetuese të zgjidhet sa më shpejt dhe të qartësohet kjo çështje.

Reagimi erdhi përmes zëdhënëses së Bashkimit Evropian, Maja Kocijançiç.

Ajo i tha Zërit të Amerikës se Shqipëria ka nevojë për ngritjen e një Gjykate Kushtetuese funksionale sa më shpejt që të jetë e mundur.

Zonja Kocijançiç tha se zgiidhja e kësaj çështjeje është thelbësore për popullin shqiptar dhe për efektivitetin e shtetit ligjor në Shqipëri, si edhe për ecjen përpara të Shqipërisë në rrugën e saj të integrimit në BE.

(REL)

Comment

*