Bebe Rexha pritet me lule në Tiranë

Tiranë, 8 shtator 2016 – Këngëtarja e njohur shqiptaro-amerikane Bebe Rexha ka mbërritur në Tiranë.

Bukuroshja 27-vjeçare është pritur në aeroport nga dhjetra fansa, të cilët kanë pasur mundësi të bëjnë edhe foto me të.

Bebe Rexha do të mbajë një koncert në sheshin “Nënë Tereza” në Tiranë, te premten në mbrëmje.

Përmes fotove dhe videove, ajo është kujdesur që t’u tregojë të gjithë ndjekësve të saj se si po shkon udhëtimi. Gjatë një ndalese në Romë, ajo me bashkëpunëtorët e saj, këndojnë edhe shqip, më saktë këngën “Xhixhile moj xhixhile”.

“Sapo mbërrita në Shqipëri. E emocionuar që do të performojë nesër. Sheshi Nëna Terezë, 9 shtator”, ka shkruar ajo në Instagram.

Bebe Rexha apo Bleta Rexha ka lindur në Nju Jork në vitin 1989. Të dy prindërit e saj janë shqiptarë.

Ajo ka nisur të këndonte në moshën 4-vjeçare. Krahas këngës ka mësuar të luajë në disa instrumente muzikore. Në shkollën e mesme, Bebe Rexha ka qenë anëtare e një bande muzikore femërore. (r.m.)

bebe-rexha_ne-tirane-1 bebe-rexha_ne-tirane-2 bebe-rexha_ne-tirane-3

Comment

*