Bebe Rexha tregon se si iu sëmurën prindërit nga koronavirusi

Bebe Rexha duke kënduar gjatë një koncerti në Qendrën “Staples”. Los Angeles, California (8 prill 2016. – Burimi: https://www.flickr.com/photos/jus10h/26563770126/)


Prindërit e Bebe Rexhës po e marrin vetes pas sëmundjes me COVID-19. Të paktën kështu ka treguar këngëtarja 30-vjeçare revistës Extra, gjatë një interviste të fundit.
“U sëmurën me koronavirus dhe ishin rëndë për tre javë saqë fillova të bëhem shumë nervoze”, tregon ajo.
Duke qenë se jeton në anën tjetër të kontinentit, në Los Angeles, ajo thotë se donte që të udhëtonte me makinë deri në New York, për të qenë pranë tyre, po ata refuzuan.
“Ishin shumë të vendosur që të mos na kishin aty, as mua dhe as vëllain, derisa u shëruan më në fund”, thotë ajo. “Tashmë po mund të shijojnë përsëri ushqimin. Jam shumë mirënjohëse”.
Këngëtarja me prindër shqiptarë thotë se është e gëzuar që situata në New York po përmirësohet dhe ka treguar për revistën se si ka vazhduar punën me muzikën edhe në karaktinë.

Comment

*