Bebe Rexha: Unë jam vajza e një emigranti shqiptar

Nju Jork, 5 prill 2017 – Këngëtarja shqiptaro-amerikane, Bebe Rexha, e njohur në mbarë botën, ka treguar edhe një herë për prejardhjen e saj shqiptare.

Këtë herë ajo e ka bërë këtë për të kundërshtuar politikat e Presidentit amerikan, Donald Trump, kundër ardhjes së emigrantëve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Beba Rexha, në një postim në Facebook,  ka bërë thirrje që të hiqet dorë nga politikat që shkatërrojnë “ëndrrën amerikane” të njerëzve.

“Unë jam vajzë emigrantësh. Nuk do të isha këtu sikur babai im të mos emigronte në Amerikë nga Shqipëria. Kjo është shtëpia e njerëve të lirë. Mjaft më me shkatërrimin e ëndrrës amerikane”, ka shkruar Bebe Rexha në rrjetin e saj social “Facebook”.

Ditë më parë, Bebe Rexha doli në skenë veshur me ngjyrat e flamurit kombëtar shqiptar. Me këtë flamur ajo ka dalë edhe para banesës së saj në Nju Jork. (r.m.)

2 Responses to “Bebe Rexha: Unë jam vajza e një emigranti shqiptar”

Read below or add a comment...

  1. Ilir says:

    Ke fol komplet pa lidhje goce ,duket qe ska lidhje fare leje politiken

  2. kosovar says:

    une kam menduar se familja i vjen nga kosova?

Comment

*