Bebe Rexha vjen në Kosovë në shtator

Prishtinë, 8 gusht 2016 – Pas Dua Lipës dhe Rita Orës, shqiptarët kanë edhe Bebe Rexhën si krenarinë tjetër dhe suksesin në muzikën botërore.

Bashkëpunëtore e Eminem e Rihanna, Bebe Rexha ka shkruar në Twitter se në muajin shtator do ta vizitojë Kosovën, transmeton KultPlus.

Një fanse e ka pyetur “kur po vjen në Kosovë”, ndërsa Rexha është përgjigjur vetëm “Shtator”.

Rexha, e njohur edhe për “No Broken Hearts” dhe për bashkëpunimet e saj me Nicki Minaj, ia ka uruar Majlinda Kelmendit fitoren në Rio..

Rexha, e cila jeton e punon në Amerikë, ka folur shpesh me kënaqësi për  origjinën e saj. Ajo ka treguar se të parët e saj janë nga Dibra e Madhe dhe emri i saj i vërtetë është Bleta.

Këtë vit ajo ka shkruar tri këngë për Iggy Azalea, dhe është goxha e suksesshme si tekstshkruese. (r.m.)

Comment

*