”Becoming” i Michelle Obamas shënon rekord shitjesh

Libri i Michelle Obama ”Becoming” është drejt rrugës për t’u bërë autobiografia më e suksesshme në historinë e botimeve.

Shtëpia botuese ”Penguin Random House” (PRH) bëri të ditur se deri më tash janë shitur më shumë se 10 milionë kopje.

“Ne besojmë se autobiografia mund të bëhet më e suksesshmja në histori”, ka thënë Thomas Rabe, drejtori menaxhues i PRH, transmeton ATSH.

Parashikimi vjen pas publikimit të bilancit vjetor të këtij botuesi që e mbylli vitin 2018 me 17.7 miliard euro të ardhura. Ky bilanc, i cili arrihet në saje të librit ”Becoming”, është më i miri prej vitit 2007. (r.m.)

Comment

*