Bektashinjtë festojnë Sulltan Novruzin, nderohen me statuja ari filantropët Morina dhe Malo

Besimtarët bektashinj në të gjithë botën kremtojnë festën e Sulltan Novruzit, lindjen e Imam Aliut.

Këtë vit, në selinë e Kryegjyshatës Botërore të Bektashinjve festa u prit me risi siç ishte atmosfera me performanca artistike dhe statujat e arit për të gjithë ata që kanë kontribuar për këtë besim.

Kremtohet dita e Sulltan Novruzit, festa më e madhe e bekashinjve.

Udhëtuam me helikopter në Kryegjyshatën Botërore të Bektashinjve, për të sjellë pamje nga ajri të festimeve në selinë e shenjtë.

Ndryshe nga vitet e tjera, ditëlindja e Imam Aliut në Qabe që simbolizon lindjen e shpresës dhe rigjallërimin e natyrës, u prit me aktivitete të shumta artistike, muzikore.

Ansambli i Këngëve dhe Valleve Popullore ndezi atmosferën. Mbresëlënëse ishte dhe interpretimi i tenorit të njohur Kastriot Tusha.

Është moment lutje për të gjithë besimtarët bektashinj. Është kohë paqeje dhe reflektimi.

Urimet në këtë ditë të shenjtë janë për sa më shumë begati ndër shqiptarë dhe të huaj që ishin pjesë e ceremonisë.

Ceremonia kulmoi me fjalën e Kryegjyshit Botëror të Bektashinjve Haxhi Dede Edmond Brahimaj që përcolli mesazhe për të gjithë besimtarët.

Kryeparlamentari, Ilir Meta, bashkë me vajzën e tij Erën uruan besimtarët e pranishëm.

Vlerë e festave fetare por në tërësi të besimit, për kreun e Kuvendit është toleranca fetare.

Meta: Që nga koha kur rilindi shpresa kombëtare dhe u rihodhën themelet e asaj çfarë ka qenë dhe çfarë do të bëhet Shqipëria.

Në atë projekt gjigant dashurie për atdhe është vëne mendja, zemra, pasioni dhe shërbesa e besimtarëve bektashinj dhe gjithë shqiptarëve që besonin tek Shqipëria.

Duke festuar sot duke uruar njëri tjetrin ne e shohim këtë festë edhe si një tjetër simbol të bashkëjetesës sonë të shlyer dhe tolerancës fetare.

Kjo është një nga pasurit tona më të mëdha. Ky është monumenti ynë më i rëndësishëm evropian.

Ministrja Nikolla dhe nënkryetari i Bashkisë së Tiranës Andi Seferi vizituan Kryegjyshatën Botërore të Bektashinjve.

Diplomatë të huaj tashmë janë bërë pjesë e traditës së ditëve të shenja për besimet duke vizituar selitë fetare.

Kryegjyshin Botëror të Bektashinjve, e uroi edhe Konsulli i Nderit të Meksikës dhe Presidenti i RTV Ora News Ylli Ndroqi me bashkëshorten e tij.

Sulltan Novruzi erdhi si një feste edhe me risi të tjera si statujat e arta të Ehlibetit nga Haxhi Baba Edmond Brahimaj atribuar për personat që kanë kontribuar për bektashizmin, Muhamet Malo dhe Kadri Morina.

Ata që vizituan Kryegjyshatën, mund të blinin veshjet tona popullore, punime artizanësh si dhe të shijonin gatimet tradicionale të Sulltan Novruzit.

Konsulli i Nderit të Meksikës, Presidenti i RTV Ora News, Ylli Ndroqi së bashku me bashkëshorten vizitë në kryegjyshatën Botërore të Bektashinjve

Konsulli i Nderit të Meksikës, Presidenti i RTV Ora News, Ylli Ndroqi së bashku me bashkëshorten vizitë në kryegjyshatën Botërore të Bektashinjve

Çfarë personifikon kjo festë?

Dita e Sulltan Novruzit është një ditë e re, dita ku të gjitha qeniet e gjalla i falen Zotit dhe njerëzve iu shtohet dashura për Zotin, për paqen dhe për mirësinë.

Dita e Sulltan Novruzit njihet si dita e fisnikërisë bektashiane. Sipas traditës, besimtarët e nisin ditën me urimet  më të mira për mbarësi, mirëqënie dhe paqe.

Në ditën e Sulltan Novruzit gatimet karakteristike janë byreku me lekë, i cili ndahet në aq pjesë sa anëtarë ka familja.

Sipas riteve, Zonja e shtëpisë përpara se të nisë zgjedhjen e pjesëve, lutet për fatet e pjesëtarëve të familjes dhe më pas, secili zgjedh pjesën e vet.

Sulltan Nevruzi në Shqipëri është shpallur festë zyrtare në mars  të vitit 1996, ndërsa prejardhja e kësaj feste është nga Persia ku ka edhe origjinën fjala Nevruz

/Oranews.tv/

Kryetari i Kuvendit Ilir Meta dhe presidenti i EUROSIG, Kadri Morina, gjate ceremonise se kremtimeve te Dites se Novruzit, ditelindjes se te madhit Imam Ali. Festa e Novruzit shenon fillimin e vitit te ri sipas sektit bektashian.

Kryetari i Kuvendit Ilir Meta dhe presidenti i EUROSIG, Kadri Morina, gjate ceremonise se kremtimeve te Dites se Novruzit, ditelindjes se te madhit Imam Ali. Festa e Novruzit shenon fillimin e vitit te ri sipas sektit bektashian.

Comment

*