Bendi gjerman ekzekutoi muzikë shqipe në Trieste [video]

Trieste (Itali), 3 korrik 2016 – Një grup muzikantësh gjermanë i ka argëtuar me muzikë shqipe turistët dhe qytetarët italianë në Trieste, në ditët e para të muajit korrik.

Grupi “Fabula Aetatis” i përbërë prej pesë anëtarësh, ka performuar në rrugë këngën e “Gajdexhiut” dhe “E lutë nana bijën”.

Video e shpërndarë në Facebook ka zgjuar interesim në rrjetin social duke marrë qindra shpërndarje. Në video shihet se interesimi i turistëve dhe qytetarëve italianë ishte shumë i madh.

Bendi gjerman “Fabula Aetatis” që argëtoi turistët e italianët me muzikë shqipe pati edhe një koncert në Trieste, ku e ka mbushur sallën.

Muziken e këtij bendi e përshkon një frymë e muzikës skoceze. (r.m.)

VIDEO

https://www.facebook.com/TriestePrima.it/videos/10153885468598402/

Comment

*