Beogradi synon të blejë sisteme raketore ruse dhe MiG-29

Moskë, 3 shkurt 2016 – Serbia është e interesuar për blerjen e sistemit rus të mbrojtjes kundërajrore të tipit ”Tor“, ”Pancir“ dhe ”Buk“, si edhe për aeroplanë luftarakë MiG-29, shkruan “Sputnjik”.

Beograd është i interesuar për këto armë pas raportimit se Kroacia planifikon të blejë armë amerikane, ka kumtuar përfaqësuesi i Shërbimit Federal rus për bashkëpunimin tekniko- ushtarak.

”Po e shqyrtojmë çështjen e dërgesës së pajisjeve të MKA (Mbrojtje kundër ajrore) dhe avionëve luftarakë MiG-29 në Serbi. Ky vend është partner yni strategjik në Evropë në shumë sfera, përfshirë edhe bashkëpunimin ushtarak- teknik”, citohet të ketë thënë ai. (r.m.)

Comment

*