Berisha e uron LDK-në që doli e para në zgjedhjet lokale

Tiranë, 23 tetor 2017 – Ish-kryeministri i Shqipërisë e ish—kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e ka uruar Lidhjen Demokratike të Kosovës për rezultatin e arritur në zgjedhjet e djeshme lokale, e cila, sipas rezultateve të deritashme, ka dalë partia më e votuar.

Në një postim në Facebook, Berisha thekson se “zgjedhjet lokale në Kosovë janë një sukses që duhet ta frymëzojë Shqipërinë”.

Postimi i plotë i Berishës:

 

Zgjedhjet Lokale ne Kosove, nje sukses qe duhet te frymezoje Shqiperine!

Te dashur miq, dje Kosova zhvilloi zgjedhjet lokale. Keto zgjedhje, per fushaten, proceduren e votimit, garen e lire, administrimin e votes ishin nje sukses i vertet i demokracise se re te Kosoves dhe mbare qytetareve te saj.

Me kete rast dua te uroj perzemersisht Lidhjen Demokratike te Kosoves dhe kryetarin e saj, Isa Mustafa si fitues te zgjedhjeve, por dhe te gjitha forcat politike dhe kandidatet qe moren pjese ne keto zgjedhje qe i bene nder Kosoves.

Gjithashtu dua te theksoj se zgjedhjet ne Kosove duhet te frymezojne si nje model i standarteve nderkombetare edhe forcat politike ne Shqiperi ne teresi dhe dhunuesit kongenital te zgjedhjeve dhe votes se lire; Edvin Kristaq Ramen dhe partine e tij kanabiste. Dhe njehere urime Kosoves!! Sb

(r.m.)

Comment

*