Berisha merr lejen nga FIFA, por nuk luan kundër Turqisë

Prishtinë, 4 nëntor 2016 – Besart Berisha tashmë është në dispozicion të përfaqësueses së Kosovës në futboll.

Menaxheri i përfaqësueses së Kosovës, Bajram Shala, ka njoftuar të enjten se tashmë ka ardhur leja e FIFA-s që Berisha të luajë për Kosovën.

Por, sulmuesi me përvojë nuk pritet ta veshë fanellën e Kosovës para 24 marsit të vitit të ardhshëm.

Kosova më 24 mars të vitit tjetër e pret Islandën, në ndeshje kualifikuese për botërorin “Rusia 2018”, ndërsa deri atëherë e ka vetëm edhe një ndeshje, atë ndaj Turqisë, e cila luhet të shtunën e ardhshme, më 12 nëntor, në Antalya, shkruan sot Koha Ditore. (r.m.)

Comment

*