Berisha në protestë bashkë me ekspertin ekonomik gjerman

Tiranë, 16 mars 2019 – Eksperti gjerman i ekonomisë, Martin Henze, nga CDU e Gjermanisë, i është bashkuar protestës së sotme të opozitës përpara kryeministrisë.

Henze, kryetar i Komisionit për Transportin në Këshillin Ekonomik të Bashkimit Kristian Demokrat, është shfaqur në krah të ish-kryeministrit Sali Berisha.

Ish-kryeministri, Berisha në një prononcim për mediat ka thënë se Rama ka shkuar që të fshihet në tunelet e Skraparit.

Henze u shpreh dhe dje në mbështetje të protestave, duke thënë se edhe në Gjermani ka pasur protesta të fuqishme.

“Çdo parti vendos vetë se çfarë bën me mandatet e saj, në Europë ka mendime kontradiktore, këtu vijnë informacione të filtruara. Opozitës në Kuvend i është mohuar e drejta parlamentare, pasi nuk ka asnjë mundësi për të apeluar vendimet e marra nga shumica”, u shpreh Henze.(Burimi: Gazeta Shqip)

Comment

*