Berisha: Rama përdor si “strofull” të fundit nacionalizimin

Diskutimit për çështjen e Himarës iu bashku edhe ish-Kryeministri Sali Berisha nga Partia Demokratike opozitare, i cili fillimisht publikoi një video të Ramës duke folur greqisht, ndërsa më pas atë e akuzoi se është duke përdorur si strofull të fundit nacionalizmin.

 “Studimi i tanishëm përmbysi një studim të mëparshëm, po të partisë tuaj, e cila përcaktonte se ku klientela do të ndërtonte. Përmbysi studimin britanik, bëri studimin tjetër sipas u shërbente klientelistëve të tij. Ky atdhetar përdor si strofull të fundit nacionalizimin”, tha Berisha.

Më pas, Rama reagoi duke i thënë Berishës se Shqipëria është nën akuzë sot nga fqinjët për shkelje të të drejtave të minoritetit në Himarë dhe ai duhet të mbrojë hesapet e Shqipërisë.

“Fole nga havaja jote. Nuk ka lidhje fare masterplani, por një projekt urbanizimi, për sheshin e Himarës, për kopshtin e Himarës dhe ndërtesën e re të bashkisë. T’i ngatërrove dy gjëra që nuk kanë lidhje me njëra tjetrën. Unë nuk vij këtu me libër shtëpie. Shqipëria është nën akuzë sot nga fqinjët për shkelje të të drejtave të minoritetit në Himarë. Ajo që të takonte ty është që kur del këtu, të mos flasësh nga Havaja, por si ish-kryeministri i Shqipërisë për 8 vjet. Të mos ndash këtu hesapet që ke me mua, por të bësh hesapin e Shqipërisë”, reagoi Rama.

Top Channel

Comment

*