Berisha: “Shqipëria ia dorëzon detin dhe nderin e saj Greqisë”

Tiranë, 10 korrik 2018 – Ish- kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, e ka komentuar takimin e paralajmëruar të kryeministrave të Shqipërisë dhe Greqisë, Edi Rama e Alexis Tsipras, në Londër

Sipas Berishës, sot Rama do t’i dorëzojë Tsiprasit marrëveshjen që i fal Greqisë 1200 km sipërfaqe deti dhe triliona fuçi nafte.

Berisha thekson se po sot Rama “do të fshijë nga historia e Shqipërisë” fjalët “çam” dhe “Çamëri”

Reagimi i plotë i Berishës:

 

Dite e zeze ne historine e kombit shqiptar!

Shqiperia dorezon detin dhe nderin e saj Greqise!

Miq, sot ne Londer, Jorgo Zografi i dyte, Edvin Kristaq Rama ne ne nje akt madhor te tradhetise kombetare se bashku me Ciprasin e Greqise vendos:

Coptimin e ri te dyte pas vitit 1913 te trojeve shqiptare. Ne kete coptim, te bazuar ne nje marreveshje te pregatitur nga alfa tek omega ne Athine,

Greqia i merr Shqiperise 1200 km siperfaqe deti dhe

Triliona fuçi nafte dhe meter kub gazi, pra fushat e gazit dhe te naftes me te medha te Mesdheut. Sipas kesaj marreveshje, ne nje akt grabitqar ndaj Shqiperise, Greqia zgjeron ujerat e saj territoriale nga 6 ne 12 km nderkohe qe me dy fqinjet e tjere, Italine dhe Turqine, ajo ka firmosur per vetem 6 km.

Por perveç kesaj, Jorgo Zografi i dyte sot ne Londer tradheton, poshteron dhe dorezon nderin e kombit shqiptar, ai vendos qe te fshije nga faqja e dheut fjalet ‘çam’ dhe ‘çameri’ dhe, si njeri nga armiqte me te eger ne historine kombetare te shqiptarve, ai shkelmon mbi historine, sakrificen, genocidin e çameve dhe çamerise martire.

Miq, kjo dite e zeze fton shqiptaret t’i tregojne nje minute e me pare vendin e merituar Jorgo Zografit te dyte dhe t’a hedhin ne koshin e pleherave te tradhtareve te kombit shqiptar!

(r.m.)

Comment

*