Bërnabiq: Lista Srpska e ruan Serbinë në Kosovë

Beograd, 13 shtator 2017 – Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, ka thënë se Lista Srpska e ka përkrahjen pa rezervë të Qeverisë së saj dhe se vendimi i Listës për të hyrë në Qeverinë e Kosovës është i përgjegjshëm.

“Ajo ka marrë një vendim me përgjegjësi. Përkundër kritikave të papërgjegjshme nga disa anë, njerëzit e Listës janë ata që e ruajnë Serbinë në Kosovë, janë ata që kanë mbetur atje dhe që me përgjegjësi e përfundimisht të bashkuar, pa ndarje të brendshme, mbrojnë interesat tona në Kosovë” , citon rts të ketë thënë Bërnabiq, transmeton Koha.net.

Kryeministrja serbe ka shtuar se dialogu i brendshëm për çështjen e Kosovës është shumë i rëndësishëm për gjetjen e zgjidhjes më të mirë e më të qëndrueshme të saj. (r.m.)

Comment

*