Bërnabiq nuk e përjashton mundësinë e ndërhyrjes ushtarake në Kosovë

Beograd, 5 dhjetor 2018 – Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, nuk e përjashton mundësinë e ndërhyrjes së ushtrisë serbe në Kosovë.

Ajo ka pranuar se përdlorimi i ushtrisë është një ndër opsionet e Serbisë.

“Shpresoj se nuk do të kemi nevojë kurrë të përdorim ushtrinë, por, në këtë moment, një gjë e tillë është një nga opsionet në tryezë, sepse nuk mund të shohim pastrim të ri etnik dhe stuhi të reja, edhe pse [kryeministri i Shqipërisë] Edi Rama bën thirrje për të tilla”, ka thënë Bërnabiq, raporton Shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë.

Bërnabiq nuk ka sqaruar se ku dhe kur ka bërë Rama komente që do të mund të konsideroheshin si kërcënim për “pastrim etnik” në Kosovë.

Autoritetet e Kosovës kanë paralajmëruar se Kuvendi i Kosovës do t’i votojë më 14 dhjetor tri projektligjet për ngritjen e kapackiteteve mbrojtje të Forcës së Sigurisë së Kosovës. Kjo do të thotë se, praktikisht, kjo forcë do të transformohet në ushtri. (r.m.)

Comment

*