Bernie dhe lopa

Ruben Avxhiu

Ish-kandidati presidencial amerikan, Bernie Sanders ka postuar një fotografi të tij me një lopë për “Ditën e Nderimit të Lopëve”. (Hera e parë që dëgjoj për një ditë të tillë.)
Fotografia e Senatorit Sanders, një nga kandidatët më të majtë presidencialë, në historinë moderne amerikane, më kujtoi listën e gjatë të anektodave që shpjegon me ndihmën e lopëve ideologji, kultura e regjime të ndryshme nëpër botë.

Ka shumë versione listash të tilla. Njërën e kam përkthyer këtu: LOPËT DHE KORPORATAT http://illyriapress.com/lopet-dhe-korporatat/.
Sot, po postoj një të re. Shpjegim sipas amerikanëve , duke u nisur me “dy lopë”:

I krishteri i mëshirshëm:
Ka dy lopë. Mirëpo, mendon t’ia falë njërën fqinjit në nevojë.

Socialisti:
Ka dy lopë. Qeveria ia merr njërën dhe ia jep fqinjit.

Komunisti
Ka dy lopë. Fqinji nuk ka asnjë. Ai ia jep të dyja qeverisë, e cila u premton qumësht. Qumështi nuk vjen kurrë. Lopët ngordhin nga uria.

Republikani:
Ka dy lopë. Fqinji nuk ka asnjë. Edhe çfarë pastaj?

Demokrati:
Ka dy lopë. Fqinji nuk ka asnjë. Demokratin e zë ndjenja e fajita. Voton për një qeveri që t’ia taksojë lopët. Nga halli shet njërën lopë që të paguajë taksën. Qeveria paratë e taksës ia jep fqinit. Tani të dy kanë nga një lopë. Demokrati ndjehet shumë i ndershëm.

Kapitalisti:
Ka dy lopë. E shet njërën dhe blen një dem. Tani ka një kope me lopë.

One Response to “Bernie dhe lopa”

Read below or add a comment...

  1. Adnan Derti says:

    Bernie Sanders votoi per intervenimin e Amerikes ne Kosove, edhe kurre nuk kerkoj qe qeveria te merret me trege. Kishte shume pak ndryshime ndermjet mendimet e ati edhe te Hillary Clinton, perveq se ai propozoi sigurimin shendetsor per te gjithe. Ju republikaneve ju duket si krim, ndersa cdo Evropean edhe cdo liberal (na “me te majt”) kupton se asht nje gja normale qe nje qeveri normale bon per popullin, si edukata, rruget, interneti, etj.

    Amerika e trumpit: ke dy lope. trumpi ta merr nje lope edhe ja dhuron bosit vete Putinit. Te thote se ishte armik e popullit edhe e deportuam. Ta merr tjetren, edhe pas nje kohe nje gazetar zbulon se lopa asht prone e nje femres me te cilen trumpi kishte pas marredhanje. Gazetari burgoset. trumpi thote “s’di gja – pyetni avokatin tim”. Avokati (Giuliani) thote “edhe me qane se donaldi ka pas marredhanje me lopen, nuk asht krim se asht prezident”. trumpi shkon ne Twitter edhe kritikon shtypin, Hillary Clinton, FBI-ne, CIA-ne, Gjermanine, por kurre jo Putinin ose femren. Republikani te sheh pa lope edhe te thote “shyqyr qe nuk votove per komunistin”.

Comment

*