BERZH dhe BE mbështesin projektin e hekurudhës Tiranë – Rinas

Tiranë, 10 maj 2018 – Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) ia ka dhënë Shqipërisë një kredi prej afro 42.5 milion eurosh për rindërtimin e një linje hekurudhore dhe për ndërtimin e një linje të re.

Këtë projekt do ta mbështesë edhe Bashkimi Europian, me një grant 42 milionë dollarësh të tjera.

Projekti përfshin rregullimin e 34 kilometrave hekurudhë, nga Tirana deri në portin kryesor të Durrësit, si edhe 7.5 kilometra të tjera, nga kryeqyteti deri në Aeroportin Nërkombëtar “Nënë Tereza”, në Rinas.

Projekti i fundit, ai për ndërtimin e hekurudhës nga Tirane deri në aeroport, pritet të kushtojë rreth 90 milionë euro. Një pjesë të këtyre mjeteve do të mbulohet nga buxheti i shtetit, raporton Zëri i Amerikës.

Shqipëria ka trashëguar nga regjimi komunist një rrjet hgekurudhor prej mbi 420 kilometrash, që lidhin qytetet kryesore të vendit dhe zonat ekonomike më të njohura. I gjithë ky rrjet është shumë i dëmtuar për shkak të mungesës së mirëmbajtjes dhe mungesës së investime në përmirësimin e mjeteve e pajisjeve. (r.m.)

Comment

*