BERZH-i përsërit se nuk e financon Termocantralin “Kosova e Re”

Londër, 13 nëntor 2018 – “BERZH-i nuk e konsideron këtë projekt”. Kjo është përgjigja që ka dhënë BERZH-i, për t’i dhënë fund pasigurisë nëse kjo bankë mund të bëjë përjashtim për të përkrahur financiarisht një termocentral që shkel politikën financuese të BERZH-it për energjinë.

Lajmi vjen pasi BERZH-i po përgatitet të aprovojë një strategji të re për energjinë në pesë vjetët e ardhshme, me të cilën synon të largojë tërësisht financimin për qymyrin, por akoma s’është dhënë përgjigje përfundimtare për shmangien e financimit për gaz dhe vajra.

“Contour Global”, kompania që ka marrë përsipër projektin, ka thënë së fundmi se do të kthehet kah instituti financiar për zhvillim i SHBA-së për të financuar projektin.

Siç shkruan “Bankwatch”, secili financues potencial duhet të konsiderojë se kontrata e blerjes së energjisë elektrike mund të ketë shkelje të detyrimeve ndërkombëtare të Kosovës ndaj Traktatit të Komunitetit të Energjisë.

“Parregullsi të tjera gjithashtu vazhdojnë të dëmtojnë projektin, të tilla si ndryshimi i kushteve të tenderit gjatë procesit dhe lejimi i vazhdimit të tenderit me vetëm një ofertë edhe pse ligji i Kosovës nuk e lejon atë”, shkruan “Bankwatch” transmeton Koha.net.

Termocentrali i ri do të prodhojë 450 MGW energji në orë, të cilën Qeverisë së Kosovës mund t’ia shesë deri në 80 euro për 20 vjetët e parë të punës. (r.m.)

Comment

*