BERZH ofron 25 milionë euro kredi për investime në “Ferronikel”

Londër, 15 gusht 2019 – Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) ka njoftuar se do të ofrojë 25 milionë euro kredi për investime në kompaninë, NewCo Ferronikeli.

“NewCo Ferronikeli Complex LLC”, një nga operatorët më të mëdhenj në fushën minerare dhe metalurgjike në Ballkan,  është blerë nga Grupi “Balfin”.

Samir Mane, themelues dhe pronar i kompanisë “Balfin”, ka thënë se është krenar që do të vazhdojë historinë e bashkëpunimit me BERZH-in.

“Investimet që do të bëjmë te Ferronikeli do të sigurojnë se ai mbetet një prodhues konkurent i nikelit në ekonominë globale dhe vazhdon të gjenerojë vende të punës në Kosovë”, ka thënë ai.

“BERZH-i është i lumtur që do të bashkëpunojë me kompaninë ‘Balfin’ për rimëkëmbjen e ‘Ferronikelit’, që është i rëndësishëm për Kosovën dhe komunitetin lokal”, ka thënë Eric Rasmussen, drejtori i BERZH-it për Burime Nayrore.

Vitin e kaluar, “Ferronikeli” e pati ndërprerë prodhimin një periudhë, për shkak të problemeve financiare me të cilat është ballafaquar pronari i atëhershëm i kompanisë.

(REL)

Comment

*