BERZH: Vitin e ardhshëm, ekonomia në Shqipëri mund të rritet 4.5 për qind

Londër, 1 tetor 2020 – Ndikimi i pandemisë ka pasur efekt negativ në turizmin e Shqipërisë që përbën më shumë se 20 për qind të ekonomisë së përgjithshme.

Eksportet e Shqipërisë drejt Italisë, si vendi ku ka më së shumti eksport, ranë në masë të madhe.

Borxhi publik në këtë vend u rrit për 14 për qind në krahasim me fundin e vitit 2019 dhe borxhi total publik tash ka arritur në 80 për qind të Bruto Produktit Vendor.

Kështu thuhet në një raport të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH).

Sipas raportit, këtë vit, ekonomia e Shqipërisë pritet të tkurret 9 për qind, kurse vitin e ardhshëm mund të rritet deri 4.5 për qind.

(r.m.)

Comment

*