Besart Berisha do të luajë për Kosovën në ndeshjen kundër Islandës

Prishtinë, 23 shkurt 2017 – Sulmuesi i Melbourne Victory, Besart Berisha, pret të debutojë për Kosovën në duelin e muajit të ardhshëm kundër Islandës, në kualifikime për Kampionatin botëror 2018.

31-vjeçari u ka thënë gazetarëve të enjten se dëshiron t’i bashkohet ekipit të Albert Bunjakit.

“Në këtë fazë duket se do të shkoj për të luajtur ndeshjen time të parë për Kosovën”, ka deklaruar Berisha.

“Për mua do të jetë interesant, sepse kam vendosur të shkoj dhe shpresoj të kaloj mirë”, ka shtuar ai, transmeton Lajmi.net.

Besart Berisha ka qenë lojtar i përfaqësueses së Shqipërisë, për të cilën i ka luajtur 17 ndeshje.

Ai ka marrë leje speciale nga FIFA që t’i bashkohet Kosovës, e  cila u anëtarësua në FIFA në vitin 2016. (r.m.)

Comment

*