Biblioteka Kombëtare: Zjarri shkaktoi dëme të zëvendësueshme

Gjashtë muaj pas rënies së zjarrit në katin e nëndheshëm të Bibliotekës Kombëtare, është bërë publik raporti i detajuar i dëmeve të shkaktuara.

Janë gjithsej 3.308 njësi bibliotekare mes të cilave përfshihet edhe fondi i koleksionit të gazetave, revistave, fjalorëve, librit të huaj dhe 2.053 njësi të librit shqip, tituj të cilët janë të zëvendësueshëm sipas drejtueses së Bibliotekës.

“Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë konfirmon se nuk janë prekur as baza elektronike e të dhënave kombëtare, as mjediset ku ruhet fondi i veprave të rralla, as arkivi i librit të periodikut shqip, çka do të thotë se asnjë prej titujve të dëmtuar nga zjarri në kuptim të përdorimit, nuk rrezikon të jetë zhdukur përgjithmonë”, thotë Persida Asllani, drejtore e BK.

Asllani shtoi se Biblioteka Kombëtare aktualisht gjendet para krizës së hapësirave dhe mbivendosjes së funksioneve.

“Si një zgjidhje afatgjatë ne shohim themelimin e një Biblioteke për qytetin e Tiranës me mbështetjen e Bibliotekës Kombëtare të Shqipërisë, e cila vë në dispozicion të Bibliotekës së ardhshme një sasi të konsiderueshme librash, të cilat që nga ky moment nuk ka pse shërbehen në Bibliotekën Kombëtare, por i kalojnë në përdorim qytetarëve të Tiranës. Ndërtimin e një Biblioteke të re Kombëtare. Ju jeni në dijeni që Biblioteka Kombëtare është shpallur një nga prioritetet kryesore të qeverisë për këtë mandat.Jeni në dijeni gjithashtu të një angazhimi serioz nga ana e Ministrisë së Kulturës dhe Bashkisë së Tiranës për të gjetur zgjedhjet e duhura”, vijon Asllani.

Me gjithë situatën e vështirë, Biblioteka Kombëtare nuk e ka ndërprerë punën duke ofruar shërbim për qytetarët.
TCH

Comment

*