Biden e emëron Ronald Klainin shef të personelit në administratën e tij

Uashington, 12 nëntor 2020 – Presidenti i zgjedhur amerikan, Joe Biden ka njoftuar se Ron Klain do të jetë shefi i stafit të tij në Shtëpinë e Bardhë.

Kjo pozitë konsiderohet ndër më të rëndësishmet në një administratë amerikane.

“Përvoja e thellë e Ron Klainit dhe kapaciteti për të punuar me njerëzit në gjithë spektrin politik është pikërisht ajo që më duhet në një shef të stafit në Shtëpinë e Bardhë, teksa përballemi me një moment krize dhe bashkojmë shtetin edhe një herë tjetër”, ka thënë Biden përmes një postimi në rrjetin social, Twitter.

Përzgjedhja e Klainit reflekton prioritetet e administratës së ardhshme të Bidenit, e cila synon të kthejë nën kontroll pandeminë e koronavirusit dhe të menaxhojë turbulencën ekonomike.

Klain ka qenë koordinator për përgjigjjen ndaj Ebolas, gjatë shpërthimit të sëmundjes më 2014 në Afrikën Perëndimore, dhe ka ruajtur rol në hartimin dhe zbatimin e rimëkëmbjes ekonomike më 2009, si pasojë e krizës financiare globale, në kohën kur president i Shteteve të Bashkuara ka qenë Barack Obama.

Ai ka shërbyer si shef i stafit për Bidenin gjatë mandatit të parë të Obamas dhe më pas ka qenë këshilltar në fushatën e Bidenit.

Ai ka qenë po ashtu shef i stafit të nën presidentit Al Gore në vitet 1990 dhe ka punuar në Kongres kur Biden ka qenë senator.

Shefi i stafit shpesh konsiderohet lidhje kyçe për të depërtuar te presidenti.

Personi që ka këtë pozitë po ashtu zhvillon strategji poltike dhe legjislative dhe shërben si bashkëpunues në Kongres në negociatat legjislative.

(REL)

Comment

*