Biden: Mendoj se Floyd do ta ndryshojë botën

Houston, Texas, USA, 9 qershor 2020 – Kandidati demokrat për president të Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, ka thënë se i ndjeri George Floyd “do ta ndryshojë botën”.

Pas një takimi privat me familjen e Floydit në Hjuston, Teksas, për të ofruar ngushëllimet e tij, Biden ka thënë për CBS News se vdekja e tij është “një prej pikave më të mëdha të ndryshimit në historinë amerikane”.

Vdekja e afrikano-amerikanit Floyd, në duart e një zyrtari policor të bardhë, ka nxitur protesta në gjithë botën.

Një ceremoni private e varrimit do të mbahet në Hjuston në vonë gjatë së martës.

“Ata janë familje e mrekullueshme, vajza e tij e vogël ka qenë aty, ajo që ka thënë se ‘babai i saj do ta ndryshojë botën’ dhe unë besoj se babai i saj do ta ndryshojë botën”, ka thënë Biden për CBS.

Mijëra persona janë parë të martën në Hjuston, ku Floyd ka jetuar para se të shpërnguljes në Mineapolis, duke krijuar radhë të gjatë për ta parë trupin e tij para një kishe.

Ceremoni të ngjashme në nderim të tij janë mbajtur në Mineapolis dhe Karolinën Veriore, ku Floyd ka lindur.

(REL)

One Response to “Biden: Mendoj se Floyd do ta ndryshojë botën”

Read below or add a comment...

  1. Viktori says:

    S’ka pse te ndryshon bota,ishte rast tragjik qe mezi priten
    armiqet e jashtem dhe brendshem ta shfrytzojne; te demtojne pronen private e shteterore duke shkaterruar cdo gje para vetes dhe vene ne rrezik jetera njerezish te pafajshem.Ne vend se gjitha forcat politike ; republikane dhe demokratike te bashkohen kunder ketyre forcave t ‘ erreta qe mbjellin terror ne qytetet amerikane ne keto caste te veshtira qe perjetone populli amerikan, demokratet i bashkohen ketyre forcave te erreta siduket vetem per nje qellim ;te marrin vota dhe bere nje fushate edhe me t ‘eger dhe konfuze ne SHBA te.Vetem n’ udheheqjen e Shkelqesise se Presidentit Trump SHBA te do te ja dalin nga kjo katrahure edhe me te forte se kurre ndonjehere.

    Sinqerisht:
    VIktori 🌼

Comment

*