Bie numri i pushuesve nga Kosova në Shqipëri

Në raportin e Institutit të Statistikës rënia tregohet me 17,3 për qind për janar-korrik 2017 dhe 33,2 për qind për korrik 2017.

Denion Ndrenika

Instituti i Statistikës, INSTAT raporton se rënie të numrit të shtetasve nga Kosova të ardhur në Shqipëri për pushime. Rënia analizohet për periudhën korrik 2017-korrik 2016 dhe janar-korrik 2017 me janar-korrik 2016.

Sipas raportit të INSTAT-it 146 mijë shtetas të Kosovës ose 33,2 për qind më pak erdhën për të pushuar në Shqipëri në korrik 2017 krahasuar me korrikun 2016.

Rënia e pushuesve nga Kosova është 17,3 për qind për shtatë muajt janar-korrik 2017 krahasuar me janar-korrik 2016.

Raporti i INSTAT-it analizon se rënia e pushuesve nga Kosova mund të lidhet me gjendjen politike në Kosovë. Megjithatë, qytetarët e Kosovës përbëjnë numrin më të madh të pushuesve në Shqipëri, përkatësisht 31 për qind në qershor 2017.

Për muajin gusht parashikimet janë për rritje të ndjeshme, duke u nisur nga raportet për hyrjet në pikat kufitare.

Ndërkohë, numrin më të madh në rritje të pushuesve të huaj në Shqipëri e kanë polakët, italianët dhe maqedonasit.

Nuk ka të dhëna për numrin e shtetasve maqedonas dhe italianë me kombësi shqiptare, banorë etnikë apo emigrantë.

Comment

*