“Bijtë e Shqipes” në Philadelphia nderohen me çmimin “Ambasador i Kombit”

Edhe pse gjeografikisht shumë larg prej atdheut, të vlerësuar prej qeverisë Shqiptare me titullin “Ambasador i Kombit”

 

Nga Rudina Bani

Data 22 Shtator nuk ishte thjesht një datë kalendari, por kishte një domethënie të madhe për shoqatën kulturore-atdhetare “Bijtë e Shqipes”. Qeveria Shqiptare i kishte akorduar shoqatës tonë në Filadelfia (Philadelphia) çmimin “Ambasador i Kombit” gjatë Samitit te Dytë të Diasporës në Tiranë. Ky vlerësim ishte dedikuar për gjithë kontributin dhe punën që shoqata jonë ka bërë në vite në drejtim të ruajtjes të identitetit kombtar, gjuhës Shqipe, kulturës, traditës Shqipetare dhe trashëgimisë të vlerave unike Shqiptare në brezin e ri Shqiptaro-Amerikan të Filadelfias.

Në një ceremoni të organizuar në New York me shumë kujdes nga ambasadorja Shqipëtare në Washington znj. Floreta Faber dhe me pjesmarrjen e ministrit ne Detyrë të Evropës dhe Punëve te Jashtme, z. Gent Cakaj u bë dhënia e cmimeve.
Ministri ne detyrë, z. Gent Cakaj i dorëzoi cmimin “Ambasador i Kombit” nënkryetarit të shoqatës “Bijte e Shqipes” z. Dritan Matraku, nënkryetares znj. Rudina Bani, dhe anëtarit te këshillit drejtues z. Bujar Cela.

Ne ketë pritje miqësore merrnin pjesë shume figura te shquara të Diasporës, Shqipëtarë në Amerikë dhe të ftuar te tjerë. U dhanë titujtë e nderit për individë dhe shoqata te tjera në mbarë Amerikën.

Një atmosferë e ngrohtë, miqësore dhe përmalluese përshkroi gjithë ceremoninë. Në këtë takim merrnin pjese Shqiptarë nga shtetet e ndryshme te Amerikës si: nga Dallas, New York, New Jersey, Michigan, Texas, Chicago etj.. Njohja me punën e tyre në ndihmë të komunitetit Shqiptar ishte njëkohësisht edhe një mundësi për të shkëmbyer përvojat dhe idetë të ndyshme, dhe për të krijuar ura të forta bashkëpunimi me njëri-tjerin.

Në fjalën përshëndetese, Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, z. Gent Cakaj falenderoi të ftuarit për praninë e tyre dhe shpërndau tituj akorduar me motivacion të caktuar personalitetëve dhe shoqatave të ndyshme Shqiptare. Një përshëndetje miqësore u bë edhe nga Ministri i Jashtëm i Kosovës dhe Zv/kryeministri Bexhet Pacolli. Falenderim dhe mirënjohje për cfarë kemi mundësuar, arritur, dhe kontribuar në drejtim te ruajtjes së shqiptarizmit.

Më të motivuar dhe të vlerësuar, përfaqësuesit e Kryesisë së shoqatës “Bijtë e Shqipes” u ndjenë krenarë për arritjet e tyre dhe përvijuan vazhdimësinë e punës.
Kjo është një certifikate mirenjohje qe i takon gjithë antarëve te shoqates “Bijte e Shqipes” dhe komunitetit Shqiptar të Filadelfias. Ne sot jemi mirenjohës të gjithë shqiptarëve që kanë kontribuar dhe vazhdojnë të kontribojnë në ndihmë të shoqatës dhe shkollës Shqipe, gjithë iniciatorëve dhe organizuesve që nga hapat e para deri me sot. Gjithë mësuesve, prindërve dhe nxënësve të përkushtuar në vite dhe me sot për ndihmesën e pazëvendësueshme në ruajtjen e gjuhës sonë dhe trashëgiminë e saj në brezat e rinj.

Philadelphia, 26 Shtator 2019

Comment

*