Bisedime mes MB Xhafaj dhe ambasadorit amerikan Lu

Ambasadori amerikan Donald Lu ndodhet në një takim me ministrin e Brendshëm Fatmir Xhafaj.

Takimi po mbahet në ministrinë e Brendshme.

Nuk dihen detaje të këtij takimi ndërsa pak ditë më parë u mbajt një takim ku u diskutua mbi koordinimin e punës për hetimin e grupeve kriminale, shkëmbimi I të dhënave dhe ndjekja e dosjeve për të dyshuarit si brenda vendit dhe në shtetet e tjera ka qenë pjesë e diskutimi.

Takimi ishte mes ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, Prokurorit të Përgjithshshëm i Përkohshëm Arta Marku, Ministrit të Drejtësisë Etilda Gjonaj, Ministri i Financave dhe Ekonomisë Arben Ahmetaj, Zv.drejtor i Shërbimit Informativ Shtetëror Helidon Bendo, Drejtori i Përgjithshëm i Komanduar i Policisë së Shtetit Rebani Jaupaj dhe Drejtori i SHÇBA-së Eduart Merkaj.

Në takim u cilësua hap i rëndësishëm verifikimi i të dhënave financiare dhe sekuestrimi i asteve të krimit.OraNews

Comment

*