Bizneset e Kosovës kërkojnë themelimin e Gjykatës Ekonomike

Prishtinë, 12 gusht 2018 – Mungersa e efikasitetit të gjykatave i ka shtyrë bizneset e Kosovës të kërkojnë themelimin e Gjykatës Ekonomike, e cila do të merrej me kontestet e subjekteve ekonomike midis tyre dhe me palë të tjera, përfshirë edhe institucionet shtetërore.

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, ka thënë se mungesa e efikasitetit të gjykatave është njëri nga faktorët kryesosë që pengon investitorët e huaj të investojnë në Kosovë.

“Pika e funksionimit të gjykatave, pika e zbatimit të kontratave janë ndër çështjet kryesore që u intereson investitorëve të huajë”, ka thënë Rukiqi për Klan Kosovën.

Ai ka theksuar se krijimi i një gjykate ekonomike efikase është i domosdoshëm për zhvillimin e ekopnomisë në vend.

“Gjykata Ekonomike ka kuptim, nëse është efikase. Çdo krijim i diçkaje të re duhet të shpie në drejtim të përmirësimit të gjendjes aktuale”, ka thënë ai.

Themelimin e një Gjykate Ekonomike e sheh si nevojë edhe ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri. Ai ka thënë se krijimi i kësaj gjykate është pjesë e projektit për reformimin e sistemit të drejtësisë dhe ka shpjeguar se aktualisht po zhvillohen konsultime për profilin dhe kompetencat e kësaj gjykate.

‘Së bashku me Këshillin Gjyqësor të Kosovës dhe me Odat Ekonomike jemi duke e trajtuar mundësinë e themelimit të një Gjykate Komerciale, e cila do të ishte adresë e bizneseve”, ka thënë Tahiri.

Ai ka thënë se një gjykatë që do të merrej me lëndë të bizneseve është e domosdoshme për përmirësimin e klimës së të bërit biznes në Kosovë. (r.m.)

Comment

*