Bizneset sllovene tregojnë interes për Shqipërinë

Mbi 25 kompani sllovene janë bërë pjesë e forumit të biznesit Shqipëri-Slloveni duke shprehur interes për të investuar në disa sektorë si në energji apo turizëm. Në këtë forum u tha se e rëndësishme është të krijohet një treg konkurrues.

Forumi i biznesit Shqipëri-Slloveni ka mbledhur në Tiranë mbi 25 kompani sllovene të cilat janë interesuar për të investuar në disa sektor me potenciale. Kreu i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë, Nikolin Jaka, vlerësoi bashkëpunimin midis dy vendeve.

Nikolin Jaka: Kemi një rritje 8% nga viti 2015 në 2016, por realisht ekzistojnë shumë më shumë mundësi reale për të rritur këtë qarkullim tregtar. Por jo vetëm sllovene, edhe sipërmarrje rajonale akoma nuk kanë një informacion për Shqipërinë, potencialet dhe resurset që ofron ky vend. Prandaj ky forum biznesi sot jam i bindur që do ti shërbejë maksimalisht jo vetëm informimit, jo vetëm njohjes me mundësitë reale që ka vendi, po njëkohësisht për të gjetur partnerë tashmë dinjitozë.

Ministri i Zhvillimit Ekonomik dhe Teknologjisë së Sllovenisë, Zdravko Pocivlsek, theksoi rëndësinë e një tregu konkurues.

Zdravko Pocivlsek: Duhet të ecim përpara në tregun ekonomik. Këto vende duhet të ecin përpara për të rritur ekonomitë, të hapin tregjet dhe të rrisin konkurrueshmërin. Ka shumë mundësi për të rritur bashkëpunimin mes dy vendeve në sektorë të ndryshëm, por kjo bëhet duke njohur njëri-tjetrin më mirë.

Forumi i Biznesit Shqipëri-Slloveni bëri bashkë biznese, investitorë, politikëbërës dhe liderë të industrive nga ndërmarrje apo institucione të ndryshme të të gjitha madhësive, kombëtare dhe ndërkombëtare, në mënyrë që të nxisë praktikatë biznesit për zhvilimin ekonomik Shqipëri-Slloveni.

/Oranews.

Shqipëria dhe Sllovenia do të thellojnë bashkëpunimin në fushën e energjitikës, trasportit, hidroenergjetikës si dhe menaxhimin e mbetjeve.

Ministrit i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri, priti sot në takim një delegacion nga Sllovenia të kryesuar nga ministri për Zhvillimin Ekonomik dhe Teknologjinë, Zdravko Pocivalsek.

“Me ministrin e Ekonomisë së Sllovenisë patëm një takim shumë të frytshëm, ku në fokus ishte kërkesa që ka ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë për krijimin e një linje të lidhjes me traget mes Koperit dhe Durrësit. Diskutuam edhe për projekte konkrete që lidhen me eficencën e energjisë apo trajtimin e mbetjeve, ku pala sllovene ka ofruar gatishmërinë për të dhënë ekspertizë e pse jo edhe financime të mundshme për këto projekte”, u shpreh Gjiknuri.

Ndërsa nga ana e tij, ministri slloven Zdravko Pocivalsek shprehu gatishmërinë për të bashkëpunuar me palën shqiptare për njohjen e patentave shqiptare, ashtu sikurse edhe për menaxhimin e mbetjeve. “Diskutuam shumë çështje të rëndësishme për politikat investuese në të dyja krahët. Së pari, duhet të njohim patentat shqiptare, pasi ju e njihni patentën sllovene, ndaj duhet ta zgjidhim sa më shpejt. Çështja e dytë është menaxhimi i mbetjeve dhe ne mund të shohim mundësi bashkëpunimi në këtë nivel. Kemi njohuritë e nevojshme dhe eksperiencën për ta ndarë me palën shqiptare”, theksoi Pocivalsek.

Po ashu, minitri slloven, Pocivalsek, shprehu dëshirën për të thelluar bashkëpunimin edhe përmes pjesëmarrjes në investime në fushën e hidroenergjetikës. ATSH

Comment

*