Biznesi i vogël në Fier proteston kundër TVSH-së

Tiranë, 16 prill 2018 – Një grup tregtarësh po protestojnë para prefekturës së Fierit kundër përfshirjes në skemën e TVSH-së, raporton OraNews.

Ata thonë se është e pamundur të përballojmë rritjen e taksave, e cila do të jetë goditje e rëndë edhe për qytetarët.

Protestuesit po mbajnë në duar pankarta kundër përfshirjes në TVSH të biznesit të vogël.

Protesta e tregtarëve të Fierit mbështetet nga Partia Demokratike.

Luan Baci, kryetar i PD-së në Fier, u bëri thirrje LSI-së dhe qytetarëve të tjerë që  t’i  bashkohen protestës. (r.m.)

Comment

*