Prishtinë, 18 mars 2017 – Blerim Shala, deputeti i pavarur në Kuvendin e Kosovës dhe Koordinator i Qeverisë së Kosovës në Dialogun me Serbinë, ka thënë se Kosova është e bllokuar politikisht për marrjen e vendimeve të mëdha për Kosovën për shkak se pozita dhe opozita janë barrikaduar në pozicione të kundërta.
Shala ka thënë se, në këtë situatë, shteti i Kosovës vazhdon të mos ketë mundësi të marrë vendimin më të rëndësishëm, atë për demarkacionin me Malin e Zi.
Ish-nënkryetari i parë i AAK-së ka thënë se politika kosovare s’është fare duke i kryer obligimet për çka është votuar.
“Në shikim të parë, duket që të dy palët nuk lëshojnë pe nga qëndrimet e tyre: Qeveria paralajmëron që Ligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes do ta dërgojë në Kuvend, opozita paralajmëron që do ta kundërshtojë atë, ndërsa, në fakt, nuk ndodh asgjë, pos që konfirmohet sërish që Kosova është e bllokuar politikisht në marrjen e vendimeve me rëndësi jetike për qytetarët e vet, sepse kjo politikë nuk po i kryen fare detyrat e veta, për të cilat është votuar dhe mandatuar, në mënyrë që t’ua lehtësojë jetën qytetarëve të Kosovës”, ka shkruar Shala, në një tekst autorial, botuar në lajmi.net
“Nga ky pikëshikimi i sotëm (së paku), nuk është aspak e qartë se a do të mund të ndryshojë kualiteti politik i vendimmarrjes në instancat më të larta politike në vend, në vijim të organizimit të zgjedhjeve të reja parlamentare në Kosovë”, ka shtuar ai.
Shala ka qenë Koordinator i Qeverisë së Kosovës për Dialog me Serbinë edhe gjatë kohës që ka qenë nënkryetar i AAK-së, kur kjo parti i jepte mbështetje këtij dialogu. (r.m.)
Ne parlamentin ne te cilin eshte nje njeri si blerim shala qe kurrrr nuk ka pase guxim te marr vendim apo qendrim………eshte normale qe edhe parlamenti te jete i tille skkur ky ahmak i rakit