Blushi: Rama-Meta duan zgjedhje të parakohshme duke djegur raundet presidencialë

Deputeti Ben Blushi thotë se KQZ çmendet nëse do të miratojë kërkesën e PS-LSI për shtyrjen e afatit të regjistrimit të koalicioneve për zgjedhjet e 18 qershorit.

Blushi i quan “lojra proceduriale me firmën e shokut Gramoz me qëllim kthimin e 18 qershorit në referendum për Edi Ramën”

Themeluesi i partisë LIBRA thotë se koalicioni ka rënë dhe koha që kërkojnë është për të zgjidhur dallgën e koalicionit, se lojrat proceduriale bëhen për të ndryshuar afatet zgjedhore por paralajmëron se kriza në pallatin e politikës mund të transferohet në popull.

Blushi tha se LIBRA do të ankimojë në Kolegj nëse KQZ merr vendimin për shtyrjen e afateve.

Sa i takon presidentit, Blushi tha se maxhoranca ka për qëllim të djegë raundet dhe vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme, të cilat, gjithsesi, nuk do të zgjidhin krizën

Në replikë kryetari i Kuvendit tha se kërkesa për shtyrjen e afateve të koalicioneve ishte vullnet për të evituar një krizë shumë më të madhe sesa ndoshta ajo proceduriale.

Ben Blushi: ” Nëse KQZ çmëndet atëherë ajo ka rënë. Nuk mund të ketë 18 qershor pa 18 prill. Nëse shkelet e para pse të mos shkelet e dyta. Nëse keni shkelur 18 prillin keni shkelur 18 qershorin. Ne kemi ndërmend ta çojmë në kolegj. Kjo është për të pasur më shumë kohë për të zgjidhur dallgën e koalicionit. Dje koalicioni ka rënë”

Nëse KQZ nuk e merr këtë vendim në kundërshtim me kodin atëherë ky koalicion ka rënë dhe duhet të bjerë.  Po bëni lojrat proceduriale për të ndryshuar afatet zgjedhore

Procedura është streha e fundit e politikanëve të korruptuar. Koalicioni ka skaduar. Koalicioni ka rënë.

Ore Gramoz si ka mundësi që sa herë ky (i drejtohet Ramës) ka një hall të jep një letër dhe ti e firmos?! Me këtë kërkesë i jep fuqi prapavepruese koalicionit.

Tani po digjni dhe presidentin. Kjo shumicë po djeg raundet e presidentit. Çfarë republike është kjo kur nuk di se kush do të jetë presidenti.

Do digjni dhe raundin e tretë. përse po e bëni?  sepse nuk keni pikë respekti dhe presidenti do të jetë një i deleguar. Dhe duke pretenduar se do i jepni kohë për të menduar opozitës në fakt po blini kohë. Doni të shkoni në zgjedhje të parakohshme? !

Mendoni se zgjedhjet e parakohshme mund ta zgjidhin këtë krizë? E keni gabim.

Koalicioni ka skanduar 18 prill 2017 nuk ka më. PD duhet të kthehet dhe të marrë pjesë me çdo kusht në zgjedhje. Doni të bëni një referendum për Edi Ramën. Rama do ta ketë 18 qershorin referendum për veten.

Replikon Meta

Në replikë kryetari i Kuvendit tha se kërkesa për shtyrjen e afateve të koalicioneve ishte vullnet për të evituar një krizë shumë më të madhe sesa ndoshta ajo proceduriale

Ilir Meta: “Nuk marr përsipër të intepretoj çështjen e procedurave por kam përshtypjen se vullneti ka qenë për të evituar një krizë shumë më të madhe sesa ndoshta ajo proceduriale për ti dhënë mundësi partive dhe koalicioneve të përfshihen për garën e 18 qershorit.

Dhe për çështjen e presidentit qëllimi ka qenë jo për të dështuar raundet por mosparaqitja e kandidatëve vjen për të treguar vullnetin për të bashkëpunuar me opozitën. Është në interes të të gjithëve që zgjedhjet të bëhen me opozitën

/Oranews.tv/

Comment

*