Blushi: Falja e borxheve, ligj elektoral

Në seancën e sotme plenare, kryetari i partisë LIBRA, Ben Blushi ka akuzuar qeverinë se me ligjin për faljen e borxheve ka qëllime elektorale në prag të zgjedhjeve të 18 qershorit.

“Me këtë ligj qeveria po i fshin borxhet e “Bankers” në prag të fushatës elektorale.

Organet tatimore, me ligj, po fitojnë të drejtën të vendosin kujt i fshihet e kujt i shuhet borxhi.
Këto organe do të shkojnë në fushatë dhe do thotë ‘ti je votuesi im, po ta fshi dhe po ta shuaj borxhin’, ‘ti nuk je votuesi im, nuk ta fshi e as ta shuaj borxhin’.
Kjo qeveri favorizon 300 vetë në kurriz të 3 milionë njerëzve”, ka thënë Blushi.TCH

Comment

*