Boston: Një odë e madhe për shqiptarët e moshuar

Nga Fuat Memelli

Më në fund edhe Bostoni do ketë një qendër ku të mblidhen shqiptarët e moshuar. Kjo u bë e mundur falë nismës së shqiptarit Agron Gjerasi, me profesion inxhinier mekanik.

Kjo ide i kishte lindur para afro dy vjetësh. E bluante mendimi: pse shqiptarët e moshuar mos kenë një qendër ku të mblidhen, të argëtohen etj, siç e kanë mjaft komunitete të tjera? Numri i shqiptarëve tashmë ishte shtuar dhe ata e meritonin një qendër të tillë. Vështirësitë ishin të mëdha si mungesa e përvojës në këtë fushë, gjetja e një mjedisi të përshtatshëm, sigurimi i njerëzve që do ta frekuentonin, etj.

Falë këmbënguljes që e karakterizon Agronin, me financim familjar, kjo nismë u bë realitet. Ditën e shtunë datë 27 janar 2018, ajo u përurua dhe ka emrin:” Qedra Ditore për të Moshuart “Vatra”. Ndodhet në qytetin Braintree, afër Bostonit.

Mbi 250 vetë morën pjesë në përurimin e saj. Nuk ishin vetëm të moshuar, por edhe familjarë të tyre, etj, pasi kjo ishte një ditë e shënuar për gjithë komunitetin e Massachusetts.

Në fillim, u këndua himni shqiptar e më pas ai amerikan. Janë dy himne që çelin çdo veprimtari të shqiptarëve në Amerikë. Pastaj, i zoti i shtëpisë, Agron Gjerasi, mbajti fjalën e rastit, ku ndër të tjera theksoi: “Dua të shpreh mirënjohejn tonë të thellë për këtë vend të bekuar që na i bëri ëndrat realitet. Good bless Amerika!( Zoti e bekoftë Amerikën!) Jam i lumtur që ia arritëm kësaj dite kur prindërit tanë të kenë vatrën e tyre të ngrohtë 6 orë në ditë, nga e hëna deri të shtunë. Të moshuarit e kualifikuar që duhet të jenë mbi 65 vjet, duhet të kenë ishurencën “MassHealth” standard ose bazik, të kenë bërë vizitë shëndetësore tre muajt e fundit te mjeku i familjes si dhe testin e tuberkulozit. Të moshuarve do t’i sigurohet transporti dhe kujdesi shëndetësor falas, mëngjesin, drekën e zëmrën me ushqim të mrekullueshëm shqiptar nga restoranti “Adria”. Do të ketë gjiithashtu lodra të ndryshme si bilardo, bingo, ushtrime gjimnastikore e terapeutike, 5 televizorë me kanalet shqiptare të cilët u dhuruan nga kompania “TeleAlba”, do ketë asistencë mjekësore, etj”. Më pas ai përmendi njerzit dhe institucionet që e kanë ndihmuar për realizimin e kësaj ideje.
Pastaj e mer fjalën drejtoresha e programit, Mila Kobrina, me origjinë ruse.”Amerika është vend i të gjithë kombeve, prandaj edhe shqiptarët e meritonin këtë qendër. Ne do bëjmë çmos që ju të kini kushte sa më të mira e të kënaqi këtu”, theksoi ajo.
Peshkopët Ikoni dhe Ilia Ketri si dhe At Artur Liolini, bekuan qendrën dhe uruan shqiptarët e moshuar për këtë mjedis të bukur, me sipërfaqe 900 e ca metra katrore. Duke folur në përurim, Peshkop Ilia Ketri, ndër të tjera theksoi:”Kjo është një ngjarje e shënuar për komunitetin shqiptar të Bostonit. Pas 100 e ca vjetësh, shqiptarët e moshuar të Bostonit e qyteteve të tjerë rreth tij, kanë një qendër të tyren”. Peshkop Nikoni dhe At Arturi prenë shiritin e përurimit. Plot emocion foli atë ditë edhe e moshuara, Isabela Shllaku, me origjinë nga Shkodra.”Mua sot më kanë shkuar lotë nga gëzimi për hapjen e kësaj qendre” u shpreh ajo. Pastaj këndoi një këngë shkodrae, shoqëruar me kitarë nga Agron Gjerasi.
Atmosfera mer “ngjyra” të tjera, nga recitimi i Guri Stefanit, me poezinë e Nolit për famurin. Guri i kudondodhur në veprimtaritë e shqiptarëve, reciton plot pasion sikur të ishte një aktor. Një ”aktor” tjetër vazhdon recitimet. Frederik Gjerasi, një figurë tjetër e shquar e komunitetit shqiptar në Boston, recitoi një poezi të Migjenit. Pastaj e marin “fjalën” dy këngëtarët e ftuar, fierakja Bruna Sota(Hoxha) si dhe kosovari Ergin Oda. Me ta bashkohen shpesh edhe pjesëmarrsit. Është një ditë gëzimi dhe tok me të moshuarit, festojnë edhe të tjerët.
Në këtë festë, pjesëmarrësit shijuan edhe ushqimet e përgatitura nga restoranti shqiptar” Adria” me pronar korçar, Bledar dhe Mikaela Hoxhalli. ”Ju bëni kërkesat për gjellë tradicionale shqiptare dhe ne do t’ju përgjgjemi me kënqësi” tha Bledari.
Kështu tani e tutje të moshuarit e Bostonit dhe qyteteve të tjerë rreth tij, do të kenë një qendër të tyre, ku mendohet të shërbejë një personel prej 20 vetash, do të kenë një “odë” të bukur shqiptare, që do t’i duket si një “copëz” Shqipërie. Aty do mblidhen, do bisedojnë me njëri-tjetrin për Shqipërinë e dashur, për të cilën i djeg malli, por edhe për atdheun e dytë, Amerikën, që i krijoi këto kushte. Këtu do të zhvillohen edhe veprimtari të tjera të shqiptarëve si festime ditëlindjesh, koncerte, mbrëmje vallzimi, etj. Veprimtaria për hapjen e qendrës për të moshuarit, u fiksua në vidjo e foto, por mbi të gjitha u fiksua në memorjen e pjesëmarrësve.

4 Responses to “Boston: Një odë e madhe për shqiptarët e moshuar”

Read below or add a comment...

  1. THANAS GJIKA says:

    Uroj zotin Gjerazi per krijimin e kesaj dege te biznesit “Adult Day Care Center” ne zonen e Bostonit per kujdesjen e pensionisteve te semure me origjine nga te gjitha kombet, ku do te vijne edhe shqiptare. Pjesemarresit quhen paciente. Kjo qender e ka emrin e vet “ADULT DAY CARE CENTER” si ketu ne Worcester e kudo dhe nuk duhet t’i shtohet emri “VATRA”. Shoqeria atdhetare kulturore “Vatra” nuk eshte shoqeri fitimprurese. Anetaret e saj paguajne nje kuote vjetore prej $ 100.00 ne vit per anetaresim dhe abonim ne gazeten “Dielli”, kurse pensionistet qe po vijne tek qendra juaj nuk jane anetare te shoqerise Pan-American VATRA.
    Ju lutem hiqjani shtesen e emrit “Vatra” qendres suaj e cila e ka emrin e vet. Me emrin “Vatra” ju do te njollosni shoqerine atdhetare me te vjeter te shqiptaro-amerikaneve qe ka 106 vjet qe punon per atdheun.
    Me respekt,
    Thanas L. Gjika,
    Sekretar i deges se Shoqerise “Vatra” Worcester MA.

    • leonard vladasi says:

      Zoti Gjika neqoftese si sekretar e keni merak qe emri Vatra te mos perdoret ne vende te tjera, fare mire mund te aplikoni per trademark me institucionet perkatese. Per sa kohe organizata juaj nuk ka te drejte eksluzive te fjales, cdokush ka te drejte ta perdore sipas deshires.

      Ne vend qe te ndihmojme njeri tjetrin, po diskutohet si pleq ne kafenete turke…Eshte e pabesueshme se sa ne Shqiptaret mundohemi ti nxjerrim pengesa njeri tjetrit. E kemi shume merak se eshte biznes apo non-profit apo sa I pasur behet komshiu.

      Zoti Agron faleminderit dhe te uroj suksese ne kete sipermarrje shume te veshtire.

    • Hektor Kashuri says:

      Zoti Thanas,

      Argumenti yte, se kjo qender me emrin te cilin eshte regjistruar do krijoje konfuzion ne komunitetin shqiptar ( ti ne fakt po thua njollos), me duket i pavend. Cdo person e kupton qe ne titull ndryshimin ndermejt Shoqerise “Vatra” Worceter dhe Adult Day Care “Vatra” Braintree. Kjo qender do i sherbej njerezve te moshur te komunitetit shqiptar me banim pereth Bostonit (e theksoj njerezeve te moshuar e jo te semure ). Kjo eshte nje iniciative qe duhet pergezuar dhe ajo qe ben me unikale eshte se eshte e para qender e tille.

      Gjithe te mirat,

  2. sami.saraci says:

    Dua te falenderoj zotin Agron Gjerasi per kete nisme te mire qe ka marre dhe qe eshte ne sherbim te komunitetit shqiptar ne Boston duke u dhuruar nje pjese nga vendlindja e tyre.

Comment

*