Boston: Vdiq në moshën 94 vjeç veteranja shqiptaro-amerikane e Luftës së Dytë Botërore, Dora (Lago) Markic

Beqir Sina
Dora LagoVeterania e Luftës së Dytë Botërore, shqiptaro amerikania Dora (Lago) Markic nga Cambridge, Mass., bëhet e ditur se ka vdekur më 2 maj 2017, në moshën 94 vjeçare , shkruan gazeta e njohur Boston Globe, në seksionin e njoftimeve të idhnueshme.

Më tej ajo shkruan se Dora, ishte gruaja e dashur e të ndjerit Rudolf Markic. Tezja e Donna Murphy, Robert Tye, Thomas Tye, Greg Huff, Ken Huff dhe Silvia Sivec.

Ajo ishte bijë e dy emigrantëve shqiptarë nga Përmeti, që emigruan në Amerikë, rreth fillim shekullit të 19-të, fëmija e paraprirë nga motrat e saj, Elsie Tye, Andrea Huff, dhe Helen Keeter.

Mike e dashur dhe e nderuar e Eugenia Kourlos dhe burrit të saj Sotir Christos .

Sherbimet Funerale jan kryer të martën, 9 maj 2017 në 12:30 në Katedralen e Lajmërimit, në rrugën Parker St., të Bostonit, Massachusetts .

Ceremonia me vendosjen luleve, dhe mesha në kujtesën e saj është kryer në Kishën e parë shqiptare në Amerikë, kishën e Nolit, në Kishën Orthodhokse të Trinisë së Shenjtë, në South Boston, Massachusetts .

Ndërkohë, që varrimi i saj u bë më 7 Maj në varrezat qytetare në Mt. Varrezat e Auburn – Boston.

Simbas rrjetit elektronik Frosina -Dora (Lago) Markic nga Cambridge, Mass., listohen për tu kujtuar ndër ushtarakët shqiptarë, që kanë qenë pjesë e ushtrisë amerikane në të dy luftërat botërore, Luftën e Parë dhe të Dytë Botërore.

Van Sotir Christo , i cili është përfaqësuesi më tipik i plejadës së emigrantëve shqiptarë që patën sukses në SHBA, ka shkruar me hidhërim të madh për ndarjen nga kjo jetë të bashkëluftetares së tij shoqes dhe mikeshes së vjetër, bashkëpatriotes së tij, veteranes së Luftës së Dytë Botërore, Dora (Lago) Markic nga Cambridge, Mass.,.

Ai shkruan se: “U pikëllova të mësoja për vdekjen e fundit, të një veterane lufte të Dora Lago Markic, një shqiptaro-amerikane që u bashkua me marinsat e SHBA gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Më tej Kristo rrefen se e kam takuar Dora Lago në vitin 1946, kur ajo u bashkua me Veteranët e Luftës Shqiptare të Luftës së Dytë Botërore (AAWV) dhe shërbeu si një Anëtar Themelues e cila mori pjesë në të gjitha mbledhjet e AAWV, duke u emërua nga komandanti Dr. Andrew Elia për të shërbyer si Sekretare, në shumë nga aktivitetet e saj duke përfshirë tubime të mëdha publike të AAWV.

Pas shumë vitesh ajo, si shumë anëtarë të tjerë themelues të AAWV, nga pleqëria u bë inaktive kështu që unë isha i kënaqur që Dora u takua përsëri disa vite më parë kur ajo pranoi të merrte pjesë në një takim të AAWV për të pritur për atë kohë komandantin Bill Kosmo, ku u prit me duartrokitje entuziaste nga anëtarët dhe mysafirët e AAWV.

Van Sotir Christo, duhet cekur se është vet anëtar dhe një nga themeluesit e Organizatës Shqiptaro Amerikane së Veteranvëve të Luftës, së Dytë Botërore. Ai është një shkrimtar për nga zanati, Christo, i ikur nga Korça që një vjeç, arriti të shërbejë në Luftën e Dytë Botërore me gradën “petty officer” në një aeroplanmbajtëse.

Por grada më e lartë në karrierën e tij jo ushtarake ishte ajo e vitit 1990, kur senatori aktual dhe ish-kandidati për president John Kerri e propozoi për ambasador të SHBA-së në Shqipëri. Por Christo nuk arriti të fitojë votat në Kongres kundrejt William Rajërson. Christo njihet si një nga figurat më interesante të botës intelektuale shqiptare në SHBA dhe një mik i afërt i Fan Nolit.

Comment

*