Bostoni, një ditë kuq e zi – Përkujtohet Dita e Pavarësisë

Veprimtaria u organizua nga Shoqata “ Mass.Besa”

 

Nga Fuat Memelli

I ftohti, nuk i pengoi shqiptarët e Bostonit për të përkujtuar të dielën që kaloi, 28 Nëntorin, ditën e Pavarësisë. Veprimtaria u organizua nga Shoqata “ Mass.Besa”. Ashtu si çdo vit, u mblodhën te bashkia e këtij qyteti. Flamuj shqiptarë, shalle, shqiponja, plisa të bardhë, stema e simbole të tjera shqiptare, spikasin në këtë ditë të shënuar. Këto simbole nuk janë vetëm në duart apo veshjet e tyre. Mbi të gjitha ato janë në zemrat e shqiptarëve, pasi siç ka thënë Volteri “Atdheu është vendi ku rrobërohet shpirti”. Në këtë mozaik ngjyrash, bie në sy familja e Vendim Lushajt me origjinë nga fshati Tërbaç i Vlorës. Që nga kryefamiljari e deri te më i vogli, të pesë pjesëtaret e kësaj familje, kanë me vete ngjyrat e flamurit. -Flamurin dhe shallet i kemi marë në Shqipëri, ndërsa shqiponjat i kam stampuar vetë, thotë Andi, djali i djali i Vendimit dhe Lumturisë. Petrit Alibej, një nga veprimtarët e palodhur të shqiptarëve të Bostonit dhe një nga organizatorët kryesorë të kësaj veprimtarie, është veshur me veshje tradicionale të Kosovës , si për të thënë :” Edhe unë jam me Kosovën.”Një grupi korçarësh që nuk i duken ngjyrat e flamurit, i pyes: -Ku i kini ngjyrat juve? Dhe ata nxjerrin nga xhepat çelsa me flamurin , stilolapsa ku është stampuar shqiponja, etj. Sheshi i bashkisë është stolisur me dy flamujt: atë shqiptar dhe amerikan. Shumë vetë shkojnë aty dhe bëjnë foto. Duan t’i kenë si kujtim nga kjo ditë jo vetëm për vete por edhe për t’ja dërguar njërëzve të tyre në Shqipëri, si për t’i thënë: ”Edhe ne festuam ditën e Pavarësisë.” Në shesh jehuan tingujt e flamurit amerikan. Më pas, ndërsa vzhdonte himni shqiptar, kosovari Shemsi Shehu, ngriti flamurin tonë.

NE NA NGROH ZJARRI I DASHURISË PËR ATDHEUN

Pas himneve të flamurit amerikan dhe atij shqiptar, u bënë disa përshëndetje. Ata që flasin janë të moshave e profesioneve të ndryshme por të gjithë i bashkon 28 Nëntori i Pavarësisë, kur plaku Ismail Qemali ngriti flamurin në Vlorë. Në fillim u lexua përshëndetje e kryetarit të bashkisë së Bostonit, zotit Marty Ëalsh. Pas uronnnte shqiptaro-amerikanët për 106 vjetorin e shpalljes se pavarësisë, ai vlerësonte kontributin në masë të madhe të këtij komuniteti për pasurimin e historisë, kulturës, biznesit dhe diversitetit të këtij qyteti. Pastaj e mori fjalën veprimtari i palodhur i shqiptarëve të Bostonit, Petrit Alibej, i cili foli për përpjekjet e popullit shqiptar që nga koha e Skënderbeut ,vazhdoi me Lidhjen Shiptare të Prizrenit nga e cila kanë kaluar 140 vjet. Më pas vlerësoi kontributin e burrave të shquar të kombit tonë, si Ismail Qemali, Hasan Prishtina,Isa Boletini etj, për shpalljen e Pavarësisë. Në mbyllje të fjalës së tij ai recitoi vargje të poezisë së ….. të poetit Lefter Çipa: Nga kjo baltë e kësaj toke/mer një grusht e shtrydhe fort/pika gjaku do kullojë/ luftën e madhe tregon… Si të ishte një aktor profesionist, Guri Stefani recitoi plot pathos poezinë e famëshme te Nolit: “Himni i Flamurit”..” O flamur gjak/ o flamur shkabë/o vend e vatër/ o nënë e babë/ lagur me lot/djegur me flakë/ flamur i kuq/ flamur i zi…..Sami Hajdini, megjithëse i moshuar, nuk mungon asnjëherë në këtë ditë të shënuar. Ai recitoi vargje që i ka thurur vetë:- Folë moj shqiponjë, folë/ aty ngjitur në flamur/ gjithë botës i trego/ se ti shqipe s’plakesh kur’….Si një buqedë e veçantë lulesh, ishte përshëndetja e nxënësve të shkollës shqipe të Bostonit. Nën kujdesin e mësueses së përkushtuar, Vjollca Avrami si dhe mësueseve të tjera, fëmijët recituan poezi për flamurin, për Skënderbeun, etj. Kjo shkollë ka 40 nxënës dhe 5 mësuese. Këta fëmijë kanë lindur në Amerikë por të nxitur nga prindërit e tyre , vazhdojnë shkollën shqipe për të mos harruar gjuhën e të parëve. Peshkop Ilia Ketri, i kudondodhur në veprimtaritë e shqiptarëve të Bostonit , pasi bekoi flamurin tonë theksoi :” Sot është ditë e ftohtë, por ne nuk ngrijmë, se na ngroh zjarri i dashurisë për atdheun , për Shqipërinë tonë. Megjithëse jemi mijra km larg, dashuria e malli për Shqipërinë, nuk shuhen kurrë.” Në emër të shoqatës “Kosova’ përshëndeti veprimtari i palodhur i saj , Hafiz Kabashi, ndërsa në emër të shoqatës “Çamëria” përshëndeti Vera Gjata.-Sot e kam ditë punë por nuk mund të rija pa ardhur t’ju përshëndes në këtë ditë të shënuar. Në emër të shoqatës Mas.Besa sivjet përshëndeti kosovari, Shemsi Shehu, i cili shquhet jo vetëm si veprimtar por edhe për shpirtin e tij të bamirësisë. Në fund e morën “fjalën” vallëtarët e grupit “Bashkimi Dance”. Ky grup ka mbi 20 vjet që është krijuar dhe ka dhënë shfaqje jo vetëm në Boston por edhe Neë York e qytete të tjerë të Amerikës . Me vallëtarët bashkohen edhe shumë pjesëmarrës e kështu rrethi zgjerohet e i ngjan një vale të bukur deti.

 

SOLIDARITET

Në mbarim të veprimtarisë pranë bashkisë së Bostonit, shumë nga pjesëmarrësit shkuan në restorantin shqiptar “Alba”, me pronar shkodranin, Leonard keka. Krahas këngëve e valleve, pjesëmarrësit dhanë fonde për degën e Shodrës të Shoqatës së Invalidëve Para e Tetraplegjikë, të cilat kanë kushte të vështira. Nga kontributet e dhuruara nëpërmjet internetit si dhe atyre që u mblodhën te “Alba”, u grumbulluan gjithësej 3450 dollarë, që do dërgohen në Shkodër për shoqatën e mësipërme. Ky kontribut ka një simbolikë të veçantë, pasi u mblodh në prag të ditës së Pavarësisë.

Comment

*