Botanisti më i shquar shqiptar

Para largimit nga kjo botë doktori i filozofisë së shkencave Miti Koçi realizoi studimin  Profesor Mustafa Demiri  Botanisti më i shquar shqiptar. Sipas familjes së profesorit vijuesi i kësaj tradite e fryme të dijes natyrore ishte ndër të parët që pati dashamirsinë dhe seriozitetin mbi veprën e udhërrëfyesit të tij edhe pse në kushte të rënda shëndetësore

Andi Bica

Portretin e Profesor Mustafa Demirit shkencëtarit të njohur  e të panjohur nga breznitë e tanishme e kam njohur vonë madje vetëm përmes veprës së tij konkrete Librin referencë shkencore Flora Eskursioniste Shqiptare e Parkun Natyror prej vitesh shesh xhirimi  i famshëm për të sapomartuarit Kopshti Botanik emblemë të Tiranës.

Studimi para disa viteve sot in memoriam i doktorit të shkencave dhe ish studentit e mikut të familjes Demiri  Miti Koçi është një amanet i kryer denjësisht para kolegëve të rrafshit të Natyrës Dijes e miqve të vlerave të Botës Shqiptare. Kolana u plotësua me botimin Mustafa Demiri Botanisti më i shquar  me trajtesën e disa rrafsheve njerëzor , akademik e pedagogjik jetën e këtij personaliteti mbarkombtar.

 

Arkitektura e mjedisit ose inxhineria e peisazhit urban janë sot degë të kërkuara të tregut aktual të ndërtimit të metropoleve. Gurë kilometrik për të gjithë profesionistët e dalë nga Universiteti Bujqësor e Fakultetiti Inxhinierisë  mbetet vepra themeltare e profesorit vizionar Njeriut pasionant të luleve shqipe.

Para largimit nga kjo botë doktori i filozofisë së shkencave Miti Koçi realizoi studimin  Profesor Mustafa Demiri  Botanisti më i shquar shqiptar. Sipas familjes së profesorit vijuesi i kësaj tradite e fryme të dijes natyrore ishte ndër të parët që pati dashamirsinë dhe seriozitetin mbi veprën e udhërrëfyesit të tij edhe pse në kushte të rënda shëndetsore.

Studjuesi pasionant e insistues Koçi ia mbërriti me durimin e bletës të mbledhë e filtrojë lëndë të pasur e të plotë nga arkivat e kujtesës studentore , familja Demiri  si dhe institucionet shkencore ku gjalloi punën kërkuese pa rreshtur ë harruar misionin e tij .

Vetë studjuesi Miti Koçi i diplomuar në Universitetin e Tiranës Fakulteti i Shkencave të Natyrës  dega biologji kimi  e më vonë thelluar në filozofi  realizoi kualifikime me ambicie te disa rrafshe si gazetari, psikologji, ekologji ekonomi  agrare, bioetikë, politika dhe menaxhim të arsimit të lartë. Formimi enciklopedik  ia lehtësoi realizimin e botimit si qasje multidisiplinore mbi dy kolonat e veprës së Profesor Demirit.milti-miti-koci demiri-mustafa mustafa-demiri

Roli i tij produktiv shihet në publiçistikë ku përmbledh  100 artikuj  e 50 punime shkencore duke referuar si pjesmarrës aktiv te 20 kongrese dhe konferenca ndërkombtare .   Tekste e monografi të autorit janë  “Njohuri të filozofisë “  “Filozofi e biologjisë”, “Bioetikë”, “Ekologji” dhe finalja  ishte kurorzimi i mirënjohjes e vlerësimit ndaj profesorit të tij më të parë “ Personaliteti më i shquar në shkencën e botanikës”.

Sipas studjuesit Koçi në studimin e botuar nga shtëpia botuese Dudaj me mbështetjen e familjes Demir  profesor Mustafai portretizohet si Eksplorues i florës së mbarë Shqipërisë .

Shënimet e blloqet e mbajtura nëpërmjet ekspeditave pasqyrohet në harkun kohor ng pranvera e vitit 1952 deri në atë të vitit 1985 .

Vetëm në arealin e Zagorisë së Gjirokastrës  vërehet kujdesi  i botanistit të përkushtuar Demiri si vëzhgues i imët e analizues i natyrës shqiptare .

Një pasuri e rrallë e profesorit nga ekspeditat botanike janë mijëra diapozitiva ku shpërfaqet pothuajse gjeografia floristike shqiptare nga Vermoshi në Konispol e nga Prespa në Durrës.   Relievi me malet , fushat, luginat, ranishtat e ligatinat të shkelura e prekura mbi 30 vjet shoqërohen edhe me përshkrime e vizatime të sakta që tregojnë vrojtime  topografike e gjeologjike të truallit ,  një sy i ri mbas luftës së dytë botërore  mbi klimën e motin për secilën zonë.

 

Risia e profesor Mustafa Demirit mbetet edhe lëvrimi i drejtimeve të reja të shkencës botanike si fitogjeografia ose gjeografia e bimëve  .

Përhapja gjeografike e llojeve bimore mbi sipërfaqen e Tokës lidhur ngushtë me faktorët klimaterikë dhe motivet mjedisore .

Vepra  “ Bimët e egra e të dobishme e të dëmshme të vendit tonë “  u mirprit mirë jo vetëm nga ekspertët e sferës botanike por nga personalitete të lartë të kohës.  Personaliteti i njohur   Profesor Jakup Mato i Ministrisë së Arsimit e komentoi duke e vlerësuar si “ dhurata më e mirë për një biolog pasi është një vepër e mirëfilltë praktike e shkencore “

Libri është vlerësuar nga opinioni shkencor dhe personalitetet e kohës sepse ngërthen një sintezë enciklopedike me të dhëna shkencore e fitofolklorike të bashkombasve mbi vlerat shumzërshe  të bimëve të egra autoktone të njohura si bimë endemike ose sesleria . Njëra prej tyre është edhe princesha e Kështjellës së Krujës emërtuar sesleria Schanderbegi në nder të kryezotit të shqiptarëve Gjergj Kastriotit.

Profesor Mustafa Demirit nuk iu akordua ndonjë lloj titulli i lartë për realizimin e ndërtimit modern të Kopshtit Botanik Kombtar të Tiranës.  Kjo u vlerësua nga ekspertët si vepër monumentale  , unike e shkencore  mbarkombtare  duke i mahnitur vizitorët e pamoshë të kostumeve prej kategorive sociale.

Prania e mungesës së Profesor Mustafa Demirit e dishepullit të tij Miti Koçit larguar me amanetin e kryer dhe ëndrrën e realizuar si miq të lartë të natyrës shqiptare më zgjon tek ekrani i kujtesës një tregim radiofonik:

‘’Bashkudhëtarja e profesorit zyshë Vizhdani mëma e tre djemve profesionistë të zotë e dinjitarë rrëfente para disa vitesh para kasetofoni të gazetares Valdete Antoni se edhe kur bora e ngrica mbulonte kryeqytetin zemra e profesor Mustafait nuk flinte por shkonte në mes të natës për tu dhënë ushqimin e prekjes e përkujdesjes prej merakliu e dashurinë secilës prej miseve të natyrës që flinin tek serra që ruhet edhe sot pranë Kodrës së Diellit. Vetëm pasi bimët ishin të mbrojtura si bijzat e tij të dashura ai mund të flinte një sy gjumë i qetë “

Botanisti Lulëzim Shuka po e vijon rrugën e shtruar me referencë “Florën Ekskursioniste Shqiptare” duke ecur zbulimit të luleve shqiptare me Tulipanët e Shqipërisë e të Kosovës .

Dijetari Mustafa Demiri me vizionin e tij të qartë e të largët na dhuroi me lartësinë e kërkimit të tij e dritën e shpirtit një lule që për nga kualiteti mund të quhet një Miss i Natyrës Shqiptare e Europiane mes bukurive të panumërta ajo quhet Stellina Alpine e stolis si një princeshë kurorën e Alpeve shqiptare!”

One Response to “Botanisti më i shquar shqiptar”

Read below or add a comment...

  1. FATBADH says:

    Po Prof.Mustafa Demiri eshte pedagog,i shkelqyer,,biology,I standarteve European.
    :Psikolog ,nje idtifikus I sakt I Flores shqiptare,,ai krjoi albumin apo enciklopedin,e flore shqiptareNGA SARANDA NE TROPLJ.
    ATA QE MBJELLIN NJE PEM ,DRU,APO BIME JANE TE PA VDEKSHEM.
    AI PSE NUK ESHTE VLESUAR NGA POLITIKA , VLESOHET NGA SHKENCA,JETA,NATYRA QE JANE TE PAVVDEKSHME.
    Kete shkrime. Qe behen autocrat Mr.Miti Koci &mr.Andi BIca sado Pak hedhin drite, per rrouge te metejhme.
    Fatbardh Doc s.c.
    New YORK
    NOVEMBER 15,2016

Comment

*